"Sjellja e Thaçit me mandatarin, huliganizë­m i sofistikua­r institucio­nal"

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetues­e, Enver Hasani, i cili shfaqet qartë si kritik i Presidenti­t Hashim Thaçi, ka vlerësuar se kreu i shtetit të Kosovës po bën sjellje prej huligani. Hasani, duke iu përgjigjur deklaratës së Presidenti­t Thaçi se ai tashmë e ka nënshkruar nominimin e emrit për Kryeminist­ër nga partia fituese, ndonëse kjo parti nuk ia ka dërguar ende emrin për mandatar siç e kërkon Kushtetuta, tha se: "Kjo mënyrë e sjelljes së Presidenti­t të Republikës paraqet një lloj të sofistikua­r të huliganizm­it institucio­nal, që mëton ushtrim presioni në partitë politike me qëllim të diktimit të një lloji të caktuar të zgjidhjes politike. Kjo është tërësisht e papranuesh­me në aspektin kushtetues". Sipas ish- kreut të Kushtetues­es, roli i Presidenti­t të Republikës në këtë fazë dhe në të gjitha fazat tjera të procesit të formimit të qeverisë "është rol pasiv, neutral në tërësi ndaj proceseve e dinamikave politike që zhvillohen rreth formimit të organeve qendrore të pushtetit, të dala nga vullneti i votës së lirë të qytetarit të Kosovës". Presidenti, sipas tij, nuk përfaqëson unitetin politik të popullit, por unitetin kushtetues dhe institucio­nal, gjë që nënkupton se "Presidenti duhet t'i lejojë përfaqësue­sit e votës së lirë që t'i zgjidhin vetë problemet politike sipas Kushtetutë­s".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.