Panorama (Albania)

Shqipëria për rekord, e para në Ballkan për numrin e të burgosurve

Statistika­t e Eurostat, për 10 mijë banorë vendi ynë ka në burg 197 persona. Vendet fqinje kanë një numër më të ulët

- BLEONA METUSHI

Sipas një raporti të Eurostat, Shqipëria renditet e para në Ballkan për numrin më të lartë të të burgosurve, ndërkohë që renditet e katërta në Europë, pas Lituanisë, Çekisë dhe Estonisë.

Nga përllogari­tjet e kryera nga Agjencia Europiane e Statistika­ve, për 100 mijë banorë Shqipëria ka 197 të burgosur. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi, me 179 të burgosur. Fqinji ynë, Serbia, ka 153 të burgosur për 100 mijë banorë, ndërsa Maqedonia e Veriut me 146 dhe Kosova 90 të burgosur për 100 mijë banorë. TREND ULËS NË

EUROPË Statistika­t e fundit për të burgosurit që Eurostat ka publikuar i përkojnë vitit 2017 dhe në krahasim me statistika të tjera përgjatë 17 viteve të kaluara, në të gjithë Bashkimin Evropian është numri më i ulët i të burgosurve. “Në BE, në 2017 kishte mesatarish­t 116 të burgosur për 100 000 banorë, kjo normë është më e ulëta që nga viti 2000”, shkruhet në faqen zyrtaret të Erostat. Në Bashkimin Europian, numri më i lartë i të burgosurve është shënuar në Lituani, me 231 të burgosur për 100 mijë banorë, ndjekur nga Çekia me 209 të burgosur për 100 mijë banorë dhe Estonia me 206 të burgosur. Në Francë, Austri dhe në Gjermani, numri i të burgosurve në raport me popullsinë është më i ulët se mesatarja e BE- së, me përkatësis­ht 103, 100 dhe 79 të burgosur për 100 mijë banorë. Në vendet fqinje si Italia dhe Greqia, numri i të burgosurve përllogari­tet të jetë 97 dhe 93 për 100 mijë banorë. Ndër shtetet anëtare, numri më i ulët i të burgosurve është shënuar në Islandë, ku sipas Eurostat numri i të burgosurve atje ishte vetëm 38 për çdo 100 mijë banorë. Pas saj renditen vendet e Europës Veriore, ku Finlanda kishte vetëm 56 të burgosur, ndjekur nga Suedia me 57 dhe Danimarka me 59 të burgosur. Ndërkohë në një raport të “Jail Crunch”, pjesë e Projektit të Raportimit të Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ( OCCRP, publikuar në vitin 2018), rezultonte se sipas kategorive të veprave penale, vrasjet zënë peshën më të lartë të krimeve të kryera nga të burgosurit, ndërsa në vendet e tjera të rajonit, krimi më i shpeshtë është vjedhja. Në vend të dytë, peshën më të lartë e zë vepra penale e vjedhjes dhe në vend të tretë trafiku i drogës. Në Serbi, e cila renditet e dyta ndër vendet e Ballkanit Perëndimor që projekti ka marrë në shqyrtim, krimi me peshën më të lartë është vjedhja dhe në vend të dytë është trafikimi i drogës.

AMNISTIA Gjysma e grave të dënuara do të lirohen dhe pjesa e mbetur do të përfitojnë ulje të dënimit me 1/ 3- ën, kështu parashikon amnistia e miratuar këtë të martë nga Këshilli i Ministrave e që tashmë pret vetëm miratimin e Kuvendit. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila gjatë një dalje për mediat tha se nga ky projektlig­j do të përfitojnë dhe një numër i konsiderue­shëm burrash mbi 60 vjeç dhe që janë dënuar për vepra penale, që në ligj parashikoh­et amnistia. “Nga amnistia e miratuar nga Këshilli i Ministrave në bazë të të gjitha kritereve të vendosura, më të lehtësuara për gratë dhe për të miturit, nga 56 gra që vuajnë aktualisht dënimin, përfitojnë lirim të menjëhersh­ëm gjysma e tyre. Thënë më qartë, fitojnë lirinë 28 gra dhe përfitojnë ulje me 1/ 3 e dënimit të mbetur 28 gra të tjera”, tha dje Gjonaj. Nga kjo amnisti përfitojnë edhe një numër i konsiderue­shëm burrash, të cilët janë dënuar me dënim të formës së prerë deri në 2 vjet, dënim i formës së prerë deri në datën 30.09.2019, ose u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet burgim. “Gjithashtu, një kategori tjetër përfituese janë edhe burrat mbi 60 vjeç, të cilët nuk janë dënuar për vepra penale që janë të ndaluara për të përfituar nga amnistia”, tha ministrja një muaj më parë.

 ??  ??
 ??  ?? Statistika­t e Eurostat për të burgosurit
Statistika­t e Eurostat për të burgosurit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania