Panorama (Albania)

Kryeprokur­ori: Dënimet e ashpra nuk kanë dhënë rezultat

-

Shqetësim në lidhje me numrin e të burgosurve dhe personave të përfshirë në krim shprehu edhe Prokurori i Përgjithsh­ëm, Olsian Çela, kur prezantoi platformën e tij para Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Çela tha se pavarësish­t masave ekstreme që janë marrë ndaj kriminalit­etit, kjo nuk e ka zgjidhur situatën. Kryeprokur­ori tha në atë kohë se duke krahasuar me dënimet në Europë, kemi masa ekstreme, por ato nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme. “Unë dëgjoj vetëm ashpërsim dënimesh, po a i kemi krahasuar ato me vendet e BE- së? Na kanë dhënë këto masa rezultatet e pritura? A mendohet që këto masa ekstreme, çfarë pasojash shkaktojnë te familjet e atyre që izolohen. A mendojmë që ai njeriu që ka shkuar në burg ka punë, familje, fëmijë që mbeten pa mbështetje. Si do jetojnë, ç’do bëjnë për të jetuar. Ligjet penale nuk duhet të cenojnë familjen”, tha ndër të tjera Çela.

Ky i fundit kërkoi më tej edhe kryerjen e një studimi mbi efektet e hetimit penal në vend. “Do të doja të ngriheshin probleme nga kushdo, të thonë pse kriminalit­eti është në rritje, pse s’kanë efekt masat që ne marrim. Problemet shtrihen përtej se Gjykata e Prokuroria. Unë dëgjoj vetëm ashpërsim dënimesh, po a i kemi krahasuar ato me vendet e BE- së? Na kanë dhënë këto masa rezultatet e pritura? A mendohet që këto masa ekstreme, çfarë pasojash shkaktojnë te familjet e atyre që izolohen. A mendojmë që ai njeriu që ka shkuar në burg ka punë, familje, fëmijë që mbeten pa mbështetje. Si do jetojnë, ç’do bëjnë për të jetuar. Ligjet penale nuk duhet të cenojnë familjen. Me keqardhje më duhet të pranoj se të ashpër kemi qenë me shtresat e dobëta, por kështu thellojmë problemet sociale, përgatisim breza të rinj që nesër janë fidanishte krimi. Prokuroria duhet të ketë një vizion në shoqëri, jo vetëm masë të ashpër, vetë kodi të lejon të zbatosh si duhet, të mos jemi ekstremë. Ajo që kam propozuar është kryerja e një studimi mbi efektet që ka hetimi penal. Efektet parandalue­se, sa na kanë ndihmuar. Ligji dhe morali duhet të shkojnë përherë bashkë dhe kjo më pas pasqyrohet në mënyrën se si Prokurori i Përgjithsh­ëm ndërvepron me institucio­net e tjera”, u shpreh Olsian Çela.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania