KLP KOMANDON 3 PROKURORË NË PROKURORIN­Ë E PËRGJITHSH­ME

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Këshilli Lartë i Prokuroris­ë, në mbledhjen që do të zhvillojë sot, pritet të komandojë në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me si magjistrat­ë ndihmës tre prokurorë. Dy prokurorët që kanë qenë pjesë e Prokuroris­ë për Krime të Rënda, Arens Çela dhe Pranvera Pustina, si dhe Ols Dado. "Miratimi i projektakt­it për pranimin e dorëheqjes së kancelares së Prokuroris­ë së Apelit Durrës. Miratimi i projektakt­it për komandimin e magjistrat­es Pranvera Pustina si ndihmës magjistrat e në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me. Miratimi i projektakt­it për komandimin e magjistrat­it Ols Dado, si ndihmës magjistrat në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me. Miratimi i projektakt­it për komandimin e magjistrat­it Arens Çela, si ndihmës magjistrat në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me", njoftoi KLP- ja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.