Panorama (Albania)

Hetuesit e Byrosë Kombëtare do trajnohen në Amerikë

-

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej disa muajsh, nëpërmjet videove të shumta, kanë mbështetur ngritjen e BKH- së, ndërsa kanë bërë të ditur se qeveria amerikane do të mbështesë financiari­sht këtë njësi. Sipas këtyre videove, hetuesit që do të jenë pjesë e Byrosë do të trajnohen në akademinë e FBI- së në Amerikë. "Byroja dhe FBI janë të ngjashme", shkruante ambasada disa muaj më parë, ndërsa e shikon këtë organ si një garanci që askush nuk do të jetë mbi ligjin. Trajnimet e hetuesve të Byrosë do të ndiqen edhe nga një komision ndërkombët­ar vëzhguesis­h, për të parë ecurinë e tyre dhe përgatitje­t që do t'i bëhen. Ashtu si prokurorët dhe gjyqtarët e posaçëm, edhe hetuesit e BKH- së do t'i nënshtrohe­n kontrollev­e të vazhdueshm­e të llogarive bankare dhe telefonit. Këto kontrolle, theksohet në video, do të bëhen me qëllim për të monitoruar dhe parë nëse hetuesit janë duke kryer punën me integritet dhe të pandikuar. Duke vënë në dukje se në të kaluarën ka qenë shumë e lehtë që me para dhe pushtet të mund të ndikoje në sistemin e drejtësisë për të marrë një vendim, me ngritjen e strukturav­e të reja, sipas ShBA- ve, kjo nuk do të jetë më e mundur. Disa ditë më parë, ambasada, me anë të një tjetër videoje, shpjegonte funksionin dhe rëndësinë e SPAK- ut në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Qeveria e Shteteve të Bashkuara, thuhet në një tjetër video të ambasadës, do të mbështesë ngritjen e

BKH- së, me trajnime të hetuesve, me teknologji dhe financime për krijimin e një ambienti të përshtatsh­ëm për të kryer punën e tyre. "Një nga përpjekjet tona kyçe është themelimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit ose BKH- së. Kjo e fundit do të jetë një nga dy elementet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar. BKHja do të jetë njësia hetuese e SPAK- ut dhe do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI- në amerikane. Ajo do të përbehet nga hetues të pavarur dhe apolitikë, të cilët do të hetojnë korrupsion­in në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Elementi i dytë i SPAK- ut do të jetë Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, e cila do të çojë në Gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK- u", thuhet në video.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania