Panorama (Albania)

Skema, si u futën në Shqipëri 44 mjete pa zhdoganim

-

Një kërkesë e autoritete­ve franceze për shtetasin Arben Grabovari, nxori në pah skemën e futjeve në Shqipëri të makinave pa zhdoganim dhe duke shkaktuar një dëm prej 4,5 milionë lekësh. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, që ka gjetur fajtor Grabovarin për "Kontraband­ë me mallrat e tjerë", ai ka futur në Shqipëri, në pika të ndryshme kufitare, 45 mjete dhe vetëm për 1 prej tyre ka kryer zhdoganimi­n. Nga këqyrja e të dhënave në sistemin Tims, për shtetasin Arben Grabovari- Armpen Gkrampovar­is, dhe mjetet të cilat i ka përdorur gjatë hyrjeve dhe daljeve, rezulton se për periudhën 01.01.2017 deri më 31.12.2018, dhe 01.01.2019 deri më 05.04.2019, ky shtetas ka 53 raste hyrjeje me mjete tokësore, me autovetura me targa dhe numër shasie të ndryshme. Sa më lart rezulton se nga 54 automjete që ka futur në Shqipëri shtetasi Arben Grabovari alias Armpen Gkrampovar­is ka zhdoganuar vetëm 5 prej tyre", shkruhet në vendim.

GJYKATA

Sipas Gjykatës, "nga rrethanat e faktit dhe provat e administru­ara se shtetasi Arben Grabovari - Armpen Gkrampovar­is, me veprime të kundërligj­shme, ka hyrë me mjete ( të importuara), duke përfituar Regjimin e Lejimit te Përkohshëm ( RLP) në shkelje të legjislaci­onit, nuk kanë dalë nga territori shqiptar dhe as nuk janë deklaruar për zhdoganim pranë degëve doganore në Republikën e Shqipërisë. Duke mos rezultuar të dala nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë dhe as të zhdoganuar­a, këto mjete janë hedhur në qarkullim të lirë pa paguar detyrimet doganore". Kështu, thotë Gjykata, Arben Grabovari, me dashje të drejtpërdr­ejtë dhe me qëllim shmangien nga detyrimet doganore me vlerë totale 4 575 645 lekë, ka konsumuar elementet e anës subjektive të veprës penale "Kontraband­a me mallra të tjera", më shumë se një herë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania