Godet kushëririn me armë manovër, pas sherrit për pronën

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Policia e Tiranës njoftoi dje se një shtetas qëlloi me pistoletë manovër kushëririn e tij, pas një sherri për pronën. Blutë e kryeqyteti­t e shoqëruan të riun në Komisariat. Ngjarja ndodhi paraditen e së dielës në Kashar, ndërsa pas denoncimit të të lënduarit, Policia ka arrestuar shtetasin E. B., dhe sekuestroi armën manovër. Ngjarja është referuar në Prokurorin­ë e Tiranës për të kryer veprime të tjera hetimore, ndërsa në pyetje për ngjarjen janë marrë i shoqëruari, personi i lënduar dhe persona të tjerë, të cilët kanë dijeni për sherrin që dy personat patën me njëri- tjetrin. Fatmirësis­ht, "Rreth orës 10: 32, në vendin e quajtur ' Valias', Kashar, gjatë një konflikti për motive pronësie, shtetasi E. B., ka qëlluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij, shtetasit Z. B.. Me marrjen e njoftimit nga shtetasi Z. B., shërbimet e Policisë të Komisariat­it nr. 6 kanë shkuar menjëherë në vendngjarj­e. Si rezultat i veprimeve të shpejta, kanë arritur të kapin dhe të shoqërojnë në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore shtetasin E. B.. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma pistoletë manovër, me të cilën shtetasi E. B., ka kryer qitjen. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes", shkruhet në njoftim

Pistoleta e sekustruar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.