Panorama (Albania)

I digjet makina, gardiani: Ndihem i kërcënuar

Nikoll Prenga: Kam një biznes, persona të tjerë janë futur në pjesë

-

Një automjet në pronësi të një gardiani të burgut të Shënkollit është djegur pas mesnatës të së shtunës në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Nënë Tereza", ku si pasojë e flakëve, autovetura tip "Mercedes Benz", me targa AA 958 KS, në pronësi të shtetasit Nikoll Prenga, është shkrumbuar thuajse plotësisht. Makina ka qenë e parkuar në anë të një rrugë kalldrëmi pak metra larg banesës së efektivit të burgut, ndërsa kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar pronarin e mjetit dhe zjarrfikës­it, për ngjarjen. Flakët kanë rënë në pjesën e pasme të automjetit, duke rritur dyshimet për një zjarrëvëni­e të qëllimshme, kjo e pohuar edhe nga pronari i makinës, që u referohet komunikime­ve me zjarrfikës­it. Efektivi i burgut të Shënkollit, Nikoll Prenga, ka bërë të ditur se nuk ka konflikte për shkak të detyrës, por e lidh ngjarjen me biznesin e tij, një lokal, për të cilin thotë se ka pasur probleme kohët e fundit.

DËSHMIA

"Kjo është makina ime, u dogj këtu. Në orën 01: 00 të natës më vjen komshiu dhe më tha ' hajde se po digjet makina'. Kujtova se ishte makina e atij, por ishte e imja. Nuk kam asnjë të dhënë për këtë, por dyshoj gjëra të vogla nëpërmjet një biznesi që kam këtu, dhe janë futur në pjesë persona të tjerë. Por jo konflikte ekstreme. Ndihem i vrarë në shpirt. Jam 6 anëtarë në familje. Familjar i thjeshtë jam, siç njihem. Nuk e kisha menduar kurrë një gjë të tillë se nuk kam konflikt kaq ekstrem. Ndihem i kërcënuar pas kësaj ngjarjeje. Ngjarja duhet të zbardhet deri në fund nga Policia", është shprehur shtetasi Nikoll Prenga.

HETIMET

Në lidhje me ngjarjen, Policia ka nisur hetimet, por ende nuk është përcaktuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe për këtë pritet përgjigjja e ekspertizë­s, që i është bërë automjetit. Zona ku ndodhi ngjarja është në errësirë totale, ç'ka e vështirëso­n edhe punën e Policisë për ta zbardhur, nëse bëhet fjalë për zjarrëvëni­e të qëllimshme. Nikoll Prenga është babai i 4 fëmijëve dhe punonte prej dy vitesh si gardian i burgut në Shënkoll. Prej tërmetit të 26 nëntorit, ai është zhvendosur me punë në burgun e Reçit në Shkodër, atje ku janë transferua­r pjesa më e madhe e të burgosurve të Shënkollit, për shkak të dëmtimit të godinës së burgut. Më parë, Nikoll Prenga ka punuar te Njësia e Operatorit të Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike në Lezhë. Ai është me origjinë nga fshati Kalur, i Njësisë Administra­tive Ungrej, por që prej shumë vitesh ishte zhvendosur me banim në lagjen "Nënë Tëreza", të qytetit të Lezhës. Pak metra larg banesës, ai kishte dhe një biznes të përbashkët me vëllezërit, që shërben si bar- kafe. Ndërkohë, pas ngjarjes së ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm, dhe dëshmisë të dhënë nga gardiani i burgut të Shënkollit, Policia e Lezhës ka nisur hetimet për të dokumentua­r ngjarjen.

 ??  ?? Gardiani Nikoll Prenga
Gardiani Nikoll Prenga
 ??  ?? Makina e djegur
Makina e djegur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania