Përplasen 3 automjete në RrugëneKom­bit

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së tri automjetev­e në Rrugën e Kombit. Sipas informacio­neve të Policisë, aksidenti ndodhi pasditen e së dielës në segmentin Milot- Rrëshen, në dalje të Milotit. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, nga ku mësohet se një vajzë 21- vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Albana Ahmeti, e cila udhëtonte si pasagjere në njërën nga makinat e përfshira në aksident, ka marrë lëndime në disa pjesë të trupit, ndërsa personi tjetër që mbeti i plagosur, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet paraprake të Policisë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, bëhet e ditur se shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej drejtuesve të automjetev­e të përfshira në aksident. Ndërkohë, për shkak të aksidentit u bllokua për disa minuta qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Kombit, për shkak të makinave të aksidentua­ra. Pas veprimeve të eksperteve të Policisë në vendin e ngjarjes, mjetet u larguan nga rruga dhe qarkullimi vijoi normalisht. Vijojnë hetimet për dokumentim­in e plotë të kësaj ngjarjeje më dy persona të plagosur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.