Panorama (Albania)

Atentati në Vlorë, Policia shoqëron 10 persona pas ngjarjes

- Nikollaq Çepaj

Policia e Vlorës ka shoqëruar dhjetë persona, lidhur me atentatin e bërë ndaj shtetasit Nikollaq Çepaj dhe kunatit të tij, mbrëmjen e së shtunës. Lidhur me këtë ngjarje, uniformat blu nuk kanë mundur të vënë ende asnjë autor në pranga, ndërsa mësohet se është krijuar një profil i personit që qëlloi ndaj dy të plagosurve. Nikollaq Çepaj, 37 vjeç, dhe kunati i tij Roland Çepaj, 27 vjeç, ndodhen të shtruar në spital. Në gjendje të rëndë mësohet se ndodhet shtetasi Nikollaq Çepaj, i cili ka marrë një plumb në pjesën e kokës. Ditën e djeshme, ai është transportu­ar me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë një shërbim më të specializu­ar mjekësor. Ndërkohë, dje shoqërimi i personave është bërë nga Policia e Vlorës për të marrë më shumë detaje rreth ngjarjes, që mund të çojnë drejt zbardhjes së plotë të saj. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, Policia ka arritur të gjejë 15 gëzhoja, të derdhura nga arma tip kallashnik­ov që kanë përdorur autorët. Në vendin e ngjarjes, në lokalin në lagjen "Kushtrimi" ku edhe ishin ulur personat e plagosur, shenjat e plumbave janë mjaft të dukshme

HETIMET

Nga hetimet e kryera deri më tani, Policia dyshon se në atentat mund të kenë marrë pjesë dy persona, ndërkohë që nga blutë e Vlorës janë sekuestrua­r edhe pamjet nga kamerat e sigurisë, në bizneset që ndodhen pranë vendit të ngjarjes. Këto pamje pritet të hedhin më shumë dritë rreth zbardhjes së ngjarjes apo identifiki­mit të autorëve. Ndërkohë, referuar hetimeve të deritanish­me, Policia e Vlorës ka arritur të krijojë profilin e personit që drejtonte automjetin, nga i cili u qëllua në drejtim të dy personave. Dëshmitë e marra nga vendi i ngjarjes apo nga personat e shoqëruar do të japin më shumë ide për grupin hetimor edhe rreth lëvizjes që kanë ndjekur autorët, në momentin kur janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe nëse dikush nga personat e shoqëruar ka arritur të shohë diçka. Edhe pamjet nga kamerat e sigurisë pritet të japin më shumë detaje rreth asaj çfarë ka ndodhur apo rreth lëvizjes së autorëve dhe identifiki­mit të tyre.

NGJARJA

Ngjarja ndodhi rreth orës 18: 20 minuta të ditës së shtunës, teksa Nikollaq Çepaj dhe Roland Çepaj ishin duke konsumuar një

MINUTA

pas ngjarjes, Policia e Vlorës gjeti një automjet të djegur në afërsi të fshatit Cerkovinë në Vlorë. Automjeti ishte me targa AA 918 OU, ndërsa në brendësi të tij u gjet edhe një armë tip kallashnik­ov i djegur. Automjeti dhe arma dyshohej se ishin përdorur nga autorët kafe në një lokal në lagjen "Kushtrimi". Ndaj tyre u qëllua me breshëri automatiku nga një automjet, që ishte në lëvizje në afërsi të lokalit. Nikollaq Çepaj u plagos më rëndë, duke marrë pesë plumba, në kokë, pjesën e legenit, por edhe trup, ndërsa Roland Çepaj u dëmtua në të dyja këmbët. E. N

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania