Mashtruan me kreditë, Policia vë në pranga gjashtë persona

Panorama (Albania) - - RRETHE -

Policia e Beratit ka goditur një grup prej gjashtë personash, që mashtronin me kreditë. Për këtë është vënë në pranga njëri prej tyre, një është shpallur në kërkim, ndërsa katër të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë. I arrestuari është A. H., 22 vjeç, banues në Tiranë. Në kërkim u shpall E. V., banues në Berat, ndërsa në gjendje të lirë po ndiqen F. D., F. S., D. D. dhe R. S. Gjashtë persona kallëzuan se ishin mashtruar duke firmosur letra, për të cilat s'do mbanin asnjë përgjegjës­i dhe nuk do kishin asnjë problem. Mirëpo, ata u mashtruan dhe kur u njoftuan nga institucio­ni i kredidhëni­es për kreditë e marra në emër të tyre, menjëherë bënë kallëzimet duke sjellë nisjen e hetimeve dhe arrestimet nga Policia. Sipas Policisë, 22- vjeçari i arrestuar bashkë me pesë personat e tjerë gjatë këtij muaji, nëpërmjet mashtrimit, duke realizuar blerje fiktive në disa subjekte, përvetësua­n shumën prej 300.000 lekësh të rinj, duke nënshkruar kontrata huaje me një subjekt të licencuar nga një shoqëri për "Dhënie kredie". Gjatë operacioni­t kanë bërë kallëzime edhe dy persona të tjerë, të cilët gjatë muajit dhjetor 2019 dhe janar 2020 janë mashtruar nga A. H., E. V. dhe F. D., duke u përvetësua­r shumën prej 190.000 lekësh të rinj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.