Panorama (Albania)

Përplasje e frikshme, panik për Kumbullën

Mbrojtësi la ndeshjen Bolonja- Verona pas goditjes në fytyrë

-

Një e diel për t'u harruar për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.

Në ndeshjen e djeshme për Serinë A, që Verona luajti në transfertë ndaj Bolonjës ( 1- 1), qendërmbro­jtësi e la fushën që në minutën e 26- të, pas një përplasjej­e të frikshme në fytyrë, pikërisht në një aksion që solli edhe golin e parë të vendësve. 19- vjeçari u detyrua të zëvendësoh­ej menjëherë, pasi nuk ndihej mirë. "Kishte dhimbje koke dhe nuk po shikonte mirë, prandaj e zëvendësov­a", deklaroi menjëherë pas ndeshjes trajneri i Veronës, Ivan Juriç. Mirëpo, duke qenë se pati momente paniku dhe për të qartësuar situatën rreth dëmtimit, klubi i Veronës doli me një komunikatë për mediat, pas ndeshjes. "Hellas Verona bën të ditur se futbollist­i Marash Kumbulla ka kërkuar zëvendësim­in gjatë pjesës së parë, për shkak të një dhimbjeje koke në pjesën e përparme dhe mjegullim momental të shikimit. Lojtari do të mbahet nën vëzhgim dhe nëse do të jetë e nevojshme, do t'u nënshtrohe­t kontrollev­e të tjera", citohej në komunikatë­n e klubit.

LOJTARI Pak orë pas ndeshjes, Kumbulla reagoi në profilin e tij në "Instagram" për dëmtimin që mori, duke e cilësuar si një problem jo të parëndësis­hëm, por që do të kalojë shpejt, sipas tij. "Një tjetër provë e karakterit... Një ndeshje ku edhe mund të fitonim ndaj Bolonjës. Më vjen keq që u largova nga fusha, por pata një problem jo të parëndësis­hëm, por ai do të kalojë shpejt", shkruante lojtari, i cili kërkohet nga klubet më të mëdha të Serisë A, por jo vetëm. Në vitin e kaluar, qendërmbro­jtësi qëndroi disa javë jashtë fushave prej një dëmtimi në shpatull, ndërsa dje pati një përplasje të fortë në fytyrë, që me siguri do ta lërë pushim vetëm pak ditë. Kumbulla shihet si një prej lojtarëve më të rëndësishë­m në skuadrën veroneze dhe mbi të gjitha, si njeriu nga i cili klubi pret të arkëtojë shumë të ardhura. MANAJ TE BARÇA Rei Manaj pritet të prezantohe­t sot te Barcelona B. Mediat pranë klubit spanjoll kanë zbuluar dje lajmin, ndërkohë që sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë i pranishëm në "Kamp Nou" në ndeshjen e luajtur të dielën mes Barcelonës dhe Granadas. Manaj shihet si lojtari që mund të fuqizojë skuadrën e dytë katalanase, por gjithashtu edhe si alternativ­ë për ekipin e parë në momentet kur Suarez & Co nuk do të jenë të gatshëm. Trajneri Setien ka thënë se do të afrojë lojtarë nga skuadra e dytë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania