Panorama (Albania)

Bardhezinj­të, + 4 nga Interi Dopio CR7, Juventusi merr arratinë

-

Protagonis­ti është gjithmonë ai, njeriu që në vitin 2020 nuk gabon një goditje të vetme. Juventusi nuk mund të gabonte në ditën e frenimit të radhës së Interit dhe falë meritës së Kristiano Ronaldos, i cili "eliminon" Parmën me një dopietë personale, i lejon "Zonjës së Vjetër" që të bëjë prova arratie. Edhe pse bardhezinj­të nuk bënë një ndeshje ekzemplare, madje rrezikuan shumë në minutat finale, ku si gjithmonë lëshojnë terren, në fund suksesi 2- 1 mjafton për Juven që të ngjitet në + 4 pikë nga Interi, që e ndali Leçe. RONALDO, 7 RADHAZI

Trajneri Sarri heq dorë nga Higuaini dhe ripropozon trion Ramsej- Dibala- Ronaldo, por që në fillim kuptohet qartë se Parma kishte vendosur të dy dhe trefishont­e markimin, sa herë prekte topin Dibala. Dhe bën mirë, sepse numri 10 bardhezi luan në zona shumë të ngushta me CR7- ën, duke synuar qendrën e zonës dhe asistent pas shpinës së mbrojtjes emiljane, por prapavija e trajnerit D'Aversa mban mirë. Këmbëngulj­a e Juves dhe e Juventusit është mjaft e madh, prandaj në të 43- ën vjen edhe avantazhi bardhezi: Ronaldo merr top nga Matuidi, e sposton sferën në këmbën e djathtë, duke tërhequr edhe dy mbrojtës me vete dhe lëshon goditjen, e cila edhe falë devijimit me fundshpinë të Darmian, përfundon në rrjetë. 1- 0 për Juven dhe e shtata ndeshje radhazi, në të cilën Ronaldo shënon në kampionat. Madje në minutën e tretë shtesë, rezultati mund të shkonte në 2- 0, nëse Ramsej, i ftuar nga CR7, nuk do ta dërgonte në shtyllë një penallti në lëvizje. VETËM 168 SEKONDA

Bardhezinj­të, edhe pse duket sikur e kanë lojën në "këmbët e tyre", konfirmojn­ë problemin në mbrojtje, duke qenë se në goditjen e dytë nga këndi, emiljanët shfrytëzoj­në amnezitë e bardhezinj­ve, me Kornelius, në të 55- ën, që fluturon mbi Bonuçin, De Ligtin dhe Ronaldon duke dërguar në rrjetë për 1- 1. Një barazim jo pak tronditës, në mbrëmjen që kurrsesi nuk duhej gabuar rezultati, por kalojnë vetëm 168 sekonda panik mes rangjeve të tifozerisë torineze dhe të gjithë mund të marrin frymë lirisht: Pjaniç nis në thellësi Dibalën në hyrje të zonës dhe numri 10 ofron një pasim në qendër për Ronaldon, i cili edhe pse pa potencë, devijon siç duhet në rrjetë për 2- 1. Dopietë për CR7- ën dhe vendi i dytë në renditjen e golashënue­sve, me 16 realizime në 20 takimet e para.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania