Panorama (Albania)

Pensionet, përfituesi­t e shtesës së re për janarin

Zbardhen vendimet e ISSH për janarin me tri kategoritë e pensionist­ëve që marrin shtesën. Emrat e përfituesv­e deri në 5 mijë lekë/ muaj në Tiranë e çdo qytet

-

Vetëm përgjatë këtij muaji, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përfunduar llogaritje­n për 1800 pensionist­ë, duke e çuar në 6600 në total numrin e përfituesv­e.

Gazeta publikon emrat e minatorëve, naftëtarëv­e dhe metalurgëv­e, të cilëve iu është llogaritur rritja dhe që mund ta tërheqin atë në pikat përkatëse të shpërndarj­es.

KATEGORITË

Nga skema suplementa­re përfitojnë të gjithë ata që kanë ushtruar profesione të konsiderua­ra si të vështira dhe shumë të vështira. Shtesa, sipas ligjit të zyrtarizua­r në korrik të vitit që shkoi, llogaritet mbi bazën e kontribute­ve dhe varion mesatarish­t nga 3 deri në 5 mijë lekë për çdo pensionist. Duke qenë se ka ende paqartësi mbi kategoritë përfituese, ISSH ka bërë me dije se nga shtesa përfitojnë të gjithë ata që kanë punuar si vagonistë, zjarrmëtar­ë në nëntokë, makinist i sharrave prerëse në nëntokë; pompist i brendshëm në nëntokë etj. Në industrinë e naftës dhe gazit përfshihen punë të vështira dhe shumë të vështira, konkretish­t: saldator dhe elektrosal­dator në rezervuar, punëtor i pastrimit të brendshëm të rezervuarë­ve, depove dhe cisternave të naftës. Gjithashtu, si punë e vështirë në industrinë e naftës konsideroh­et edhe puna e personelit inxhiniero- teknik të naftës, kur kanë punuar e drejtuar drejtpërdr­ejt sektorë të shpim- kërkimit e shpimshfry­tëzimit, si edhe sektori i nxjerrjes së naftës dhe të gazit. Ndërsa në metalurgji, si punë të vështira klasifikoh­en punëtorët e shkrirjes dhe derdhjeve të metalit, punët shumë të vështira në metalurgji­në e zezë e ferrokrom, si p. sh. në uzinën e petëzimit, në uzinën e gizës, në repartin e pjekjes, në uzinën e çelikut etj.

APLIKIMET

Procesi i aplikimeve nuk është i limituar. Kjo do të thotë që pensionist­ët nga radhët e minatorëve, naftëtarëv­e dhe metalurgëv­e mund të paraqiten në çdo moment në zyrat e ISSH për të dorëzuar kërkesë. Drejtori i këtij institucio­ni, Astrit Hado, tha pak ditë më parë se për të gjitha aplikimet e depozituar­a që prej muajit shtator të vitit që shkoi e deri më tani, llogaritja do të përfundojë brenda 2 muajve të ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania