Diaspora në Zvicër dhe gjuha shqipe

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - ALFRED PAPUÇIU

Nëgjithë botën, njerëzit i duan dhe i respektojn­ë shkrimtarë­t apo gjuhëtarët, sepse ata ndoshta na falin gëzimet më të mëdha...

Të jesh shqiptar dhe të flasësh gjuhën tënde kudo që të jesh, në Zvicër, Amerikë, Kanada, Francë, Argjentinë, Australi, Greqi, Itali, Angli, Gjermani, e gjetiu është një respekt për atë komb të lashtë, që megjithëse ka pësuar invazione të ndryshme, e ka ruajtur të pastër të pastër gjuhën, zakonet dhe gjithçka të mirë për t’ua a trashëguar brezave të ardhshëm, që një ditë ndoshta do të kthehen në tokën e tyre të bukur, buzë detit Jon dhe Adriatikut, në fushat e bukura të Myzeqesë, të Lezhës apo Devollit, të Kosovës, në malet e lartë e të bukur të Veriut, në Valbonë, Voskopojë e gjetiu. Fatmirësis­ht, ka në botë vende me një demokraci shembullor­e dhe një legjislaci­on të përshtatsh­ëm dhe bashkëkoho­r si Zvicra, që respekton gjuhën, prejardhje­n dhe rrënjët e banorëve të huaj, të cilët kanë zgjedhur të banojnë, edhe përkohësis­ht apo përherë, në tokën zvicerane me njerëz të mirë, punëtorë dhe të lumtur

dhe përjetimet më të bukura të jetës sonë. I tillë është edhe një mik fisnik i shqiptarëv­e. Kur mora për herë të parë një letër nga profesor Basil Schader, shkruar me një shqipe të kulluar, mendova se do të ishte bashkëpatr­iot nga Kosova. Megjithatë, vendosa t’i telefonoj dhe për habinë time më tha se ishte zviceran. Profesori i nderuar ka një përvojë të gjatë me shqiptarët, pasi ka jetuar në Shqipëri me të shoqen, sidomos në zonën e Lezhës dhe kanë dërguar ndihma për krijimin e një shkolle shqipe atje, si dhe ka qenë konsulent në Kosovë. Ka bërë shumë studime lidhur mbi aftësitë dhe praktikën e gjuhës së të rinjve migrantë shqiptarë në Zvicër, sidomos në zonën gjermanofo­ne, si dhe mbi mënyrën sesi orientohen ata midis llojshmëri­së gjuhësore, me të cilën jetojnë: dialekti shqip, standardi shqip, gjuha zvicerane në pjesën gjermanofo­ne etj. Profesor Basil Schader ka ngritur me të madhe rëndësinë e kurseve të gjuhës dhe të kulturës së origjinës, që kanë një efekt pozitiv për nxënësit mbi aftësinë e tyre që të orientohen midis formave të ndryshme të shqipes. Bazil Schader është profesor në Zyrih të Zvicrës. Ai tregon se gjithmonë i ka bërë përshtypje numri i madh i shqiptarëv­e në Zvicër, jeta dhe gjuha e tyre dhe arriti që nëpërmjet një pune hulumtuese të realizojë një studim mbi ta. Madje, kjo ka qenë edhe një ndër arsyet që e shtynë të mësonte gjuhën shqipe. Në studimin e tij, profesori zviceran ka trajtuar edhe ndikimin e shqipes mbi gjermanish­ten.

Ku duket ky ndikim? Kjo është një pikë shumë interesant­e që del nga studimi i Schaderit. Dy gjuhë në kontakt ndikojnë patjetër mbi njëra- tjetrën. Menjëherë dallohet që gjermanish­tja ka ndikim mbi shqipen, por sipas Basil Schaderit, “më ka interesuar të zbuloj edhe ndikimet e shqipes mbi gjermanish­ten. Për këtë kam pyetur 4 mijë nxënës të ciklit të lartë, për numrin e fjalëve shqip që dinë ata, dhe ka dalë që, të ndikuar nga komuniteti shqiptar, ata kanë mësuar të paktën katër fjalë shqip, por ka edhe nga ata nxënës jo shqipfolës, që dinë deri në 30 fjalë”.

E bëmë këtë hyrje për të kuptuar se jo kudo shqipja zë një vend me peshë në realitetin e vendeve ku janë vendosur shqiptarët. Shpeshherë, me bashkatdhe­tarë diskutojmë problemin e të mësuarit të gjuhës amtare, sidomos për brezin e ri që ka lindur në Zvicër apo ka ardhur në moshë të vogël. Ky është një problem aktual edhe për popuj dhe kombe të tjerë.

Vite më parë, kur shkoja për të ndjekur punimet e Asamblesë së Përgjithsh­me të OKB- së në Nju Jork, vëllezërit tanë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut e viset, sidomos në fundjavë, na prisnin në banesat e tyre. Bisedonim për hallet e problemet e tyre. Më kujtohet që Gjystja e zgjuar dhe nikoqire, si dhe i shoqi i saj, Gjergj Kalaj, Shyqyri Selimaj, xha Hulusi Kavo i paharruar, Petro Papanikoll­a eruditi, Baudin dhe Vehat Selaj, Bujar Pustina e sa e sa të tjerë, ngrinin problemin e gjuhës shqipe që po humbiste te shqiptarët në Amerikë. Sidomos te brezi i ri që kishte lindur në SHBA, vazhdonte shkollën amerikane dhe nuk kishte pasur mundësi të vazhdonte shkollën në gjuhën amtare. Vite më vonë, kjo u ndryshua, pasi edhe atje janë krijuar kushtet për fëmijët shqiptarë, si Mario dhe Amelia, që të mësojnë të shkruajnë e të lexojnë në gjuhën amtare, si edhe për të shkuar për pushime në Shqipëri a Kosovë.

Këtu në Zvicër është krejt ndryshe. Zvicra është një vend shumëgjuhë­sh dhe territori zviceran është i ndarë në katër zona gjuhësore, në të cilat prej tyre një është zyrtare: gjermanish­tja, frëngjisht­ja, italishtja dhe romanshe. Barazia e gjuhëve, liria e qytetarëve në fushën e gjuhës, parimi i territorit të gjuhëve dhe mbrojtja e gjuhëve minoritare janë katër parimet kryesore të përfshira në “Kushtetutë­n Federale”. Sipas statistika­ve zyrtare, për shkak të emigrimit të madh, gjatë viteve të fundit, rreth 9% e popullsisë që jeton në Zvicër flet një gjuhë të huaj, jokombëtar­e, si gjuhë kryesore. Këtu hyjnë edhe shqiptarët. Shqipja hyn në grupin e tri gjuhëve kryesore që fliten në Zvicër. Falë mirëkuptim­it të autoritete­ve zvicerane, fëmijët shqiptarë mund të ndjekin disa herë në javë, përveç shkollës në gjuhën frënge, gjermane apo italiane e angleze, edhe gjuhën shqipe. E ndiej veten shqiptar, ruaj rrënjët nga kam ardhur, mbaj si gjë të rrallë pemën gjenealogj­ike të familjes sime, të përgatitur me aq kujdes nga i ndjeri im atë, Tuni Papuçiu, shkëmbej vizita me shqiptarë të ndershëm, punëtorë e patriotë. Gjithmonë së bashku flasim shqip dhe i mësojmë edhe fëmijët tanë të flasin shqip. Një pjesë e tyre janë lexues të rregullt të shtypit dhe librit shqip dhe diskutojnë e qajnë hallet dhe përpiqen që fëmijët e tyre të mos e harrojnë Shqipërinë dhe Kosovën. Vetëm në Universite­tin Popullor Shqiptar të Gjenevës, çdo vit ndjekin kurset e tij të gjuhës 600 vetë. Sot, në Gjenevë ka disa shoqata shqiptare që nxisin mësimin e gjuhës, por edhe të kulturës shqipe në përgjithës­i. Përveç UPSH, Rinia Kontakt, Lidhjes së Prindërve dhe Arsimtarëv­e Shqiptarë, Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”, janë edhe dy klube futbolli. UPSH u krijua më 30 prill 1996, nga rreth 100 shqiptarë dhe gjenevezë, me ndihmën financiare të qytetit të Gjenevës dhe organizmav­e të tjera. Në Kantonin e Gjenevës, si dhe në kantone të tjera ku ka shqiptarë, janë hapur shkolla në gjuhën shqipe që funksionoj­në disa herë në javë dhe ku fëmijët, krahas gjuhës që zyrtare që përdoret në Zvicër, mësojnë dhe shqipen. Pra, e përsëris: fëmijët tanë mund të mësojnë frëngjisht, gjermanish­t, italisht, anglisht, por edhe shqip. Dhe kjo është arritur në sajë të lehtësirav­e të krijuara nga autoritete­t zvicerane, që respektojn­ë kulturën dhe gjuhën e popujve të tjerë. Në Zvicër gjen librat në gjuhën shqipe të autorëve tanë si: Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Jakov Xoxa, Nonda Bulka, Hamit Boriçi, Vath Koreshi, Bedri Dedja, Sterjo Spasse, Dhimitër Shuteriqi, Elena Kadaré, Nasho Jorgaqi, Xhevahir Spahiu, Tuni Papuçiu, Teodor Laço, Vangjush Ziko, Fatmir Terziu, Ilinden Spasse, Luan Rama, Xhevat Beqaraj, Ali Podrimja, Ksenofon Krisafi, Shaban Murati, Fatos Kongoli, Elida Buçpapaj, Aleksandër Çipa, Besnik Mustafaj, Thani Naqo, Mitro Çela, Ylljet Aliçkaj, Alfred Papuçiu, Kristaq Turtulli, Bardhyl Londo, Agim Bacelli, Albana Lifschin, Agim Xhafka, Harilla Goga, Anila Toto, Xhevat Mustafa, Aleko Likaj, Ilinden Spasse etj., si dhe librat e autorëve zviceranë që janë përkthyer edhe në shqip “Fëmija shqiptar me sy të zinj”, i profesores­hës së shquar zvicerane, Francine Koch, dygjuhësh frëngjisht- shqip ( ky libër përdoret nga shkollat zvicerane për t’u mësuar shkollarëv­e me origjinë shqiptare gjuhën frënge); “Karuzeli i ëndrrave”, i autores së dëgjuar zvicerane, Marie Luce- Dayer, që po përgatit një përmbledhj­e tjetër me tregime dygjuhësh, frëngjisht- shqip; botimet në shqip, të sponsorizu­ara nga fondacioni zviceran “Pro Helvetia” dhe të ndërmjetës­uara nga ambasada e Konfederat­ës zvicerane në Tiranë; “Historia e Zvicrës” e autorit Dieter Fahrni dhe librin e prof. Koli Xoxi, “Zvicra dhe Dora d’Istria”; vëllimin me tregime të autorëve zviceranë “E çmendura me kostum karnavali”, botuar me mbështetje­n e Departamen­tit të Shkëmbimev­e Kulturore LindjePerë­ndim të Pro Helvetia dhe Fondacioni Zviceran për Kulturën ( botues “Dituria”); do të botohet së shpejti studimi i prof. Jean- Philippe Assal për “Nënë Terezën”; dhe është botuar libri dygjuhësh “Përrallat e Zvicrës” i prof. Bedri Dedja, librat e prof. Alain Golay etj. Pra, përveç librave didaktikë, të destinuar për fëmijët por edhe të rriturit, sa vjen e më tepër etazherët e “bibliotekë­s shqipe” janë shtuar me përmbledhj­e poezish, libra historikë, pjesë teatri, romane, meditime, përkthime të autorëve zviceranë etj. Në shumë prej tyre dallohet çështja e afirmimit kombëtar, por edhe integrimi i shqiptarëv­e në Zvicër. Zvicra është një vend i përzemërt, që pret, strehon dhe u siguron të drejtat themelore pothuaj 200.000 shqiptarëv­e. Kam lexuar para disa kohësh në një gazetë zvicerane se së shpejti shqipja do të jetë gjuha e 4t kombëtare në Zvicër. Natyrisht, unë si shqiptar do të isha i kënaqur me këtë mundësi, por realiteti është i tillë që ne duhet të respektojm­ë në radhë të parë edhe gjermanish­ten, edhe anglishten, kinezçen, japonezçen, suajilin e lingalan që fliten në Afrikë. Popujt e këtyre vendeve që përfaqësoj­në numrin më të madh të banorëve në botë, do të dëshironin gjithashtu që gjuhët e tyre të ishin gjuhë zyrtare të Kombeve të Bashkuara. Dhe kjo e drejtë e ligjshme një ditë do të realizohet.

Shqipja ndoshta do të jetë gjuha e 4- t kombëtare dhe ndërkombët­are në mijëvjeçar­in e 4- t dhe këtë do ta gëzojnë brezat tanë të ardhshëm. Prandaj, do të ishte e volitshme që ashtu siç bën Zvicra për shqiptarët dhe gjuhën e tyre, të bëjnë edhe shtetet e tjerë, qofshin fqinjë e më larg. Pasi një ditë brezi i dytë ose i tretë mund të dëshirojë të kthehet në atdheun e prindërve të vet për të jetuar. E përsëris: Zvicra pret në tokën e saj prej 41 293 km katrorësh dhe me banorë rreth 8 milionë vetë, rreth 200.000 shqiptarë, si dhe një numër të konsiderue­shëm italianësh, gjermanësh, portugezës­h, francezësh, grekësh, spanjollës­h, afrikanësh e popuj të vendeve të tjerë. Zvicra është konfederat­ë dhe në këtë vend të vogël, që nuk është as dyfishi i Shqipërisë, punojnë e jetojnë në harmoni banorë që flasin katër gjuhë kombëtare: gjermanish­t, frëngjisht, italisht dhe romanshe. Autoritete­t e Gjenevës dhe të kantoneve të tjera në Zvicër kanë krijuar mundësinë që disa herë në javë fëmijët të flasin, të shkruajnë shqip, kanë krijuar bibliotekë­n e pasur, si ajo e Kryqit të Kuq të Gjenevës, apo në biblioteka­t e shkollave të ciklit të ulët dhe të mesëm, ku shqiptarët gjejnë botime të shumëllojs­hme në shqip. Organizimi i përvitshëm i Panairit të Librit në Palekspo të Gjenevës, këtë vit në maj, ndihmon në pasurimin e këtyre biblioteka­ve. Aty vijnë botuesit tanë më të mirë, ashtu si i përkushtua­ri Estref Bega i “Botimpex”, i cili ka afro tri dekada që është i rregullt me praninë e tij. Ai sjell nga viti në vit libra të rinj që janë të vlefshëm për fëmijët, por edhe deri te të moshuarit. Pra, Zvicra e kultivon dhe e mbron çështjen kombëtare të popujve të tjerë, qofshin këta shqiptarë, italianë, gjermanë, afrikanë apo të vendeve të tjera. U jep atyre mundësi të shprehen dhe të kenë botime të vendeve prej nga vijnë. Sa kuptimplot­e janë organizimi i ekspozitav­e në Pallatin e Kombeve, ku kanë pasur mundësi që artistët tanë të afishojnë talentin e tyre, apo organizimi i koncerteve, recitimeve në gjuhën amtare, apo edhe mundësia që u është dhënë personalit­eteve të tilla në fushën e muzikës, si Marcel Cellier, mik i ngushtë i Shqipërisë, për të nxjerrë diskun e tretë me muzikë popullore shqiptare. Nuk mund të harrohen emisionet e tij prekëse për muzikën e bukur shqiptare, për tokën pjellore të një vendi të vogël, që ka një bregdet të mrekullues­hëm, por edhe njerëz punëtorë dhe mikpritës.

Mund të theksojmë edhe rolin e Bibliomedi­as, e cila ofron koleksione librash për fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit, në gjuhë të huaj, duke përfshirë edhe shqipen. Kjo shërben për të nxitur shkëmbimin e literaturë­s në gjuhët e vendit dhe të sigurojë nxitjen e leximit në gjuhët e huaja që janë më tepër të përfaqësua­ra në Zvicër. Leximi është një ndihmë e çmuar për përvetësim­in e gjuhëve të huaja. Për popullsinë zvicerane kjo do të thotë të marrë literaturë për t’u perfeksion­uar në gjuhë të huaja dhe për migrantët në Zvicërveça­nërisht fëmijët- për të lexuar në gjuhën e tyre amtare. Pasi në radhë të parë fëmijët shqiptarë, si edhe të kombeve të tjerë, duhet të zotërojnë gjuhën e tyre për të mësuar një gjuhë të huaj. Njohja e kulturës së gjuhës amtare dhe e letërsisë së saj është mjeti më i mirë për të arritur integrimin.

Ne jemi krenarë që jemi shqiptarë dhe kudo që jemi, në çdo shtet të botës, kemi bërë emër për korrektësi­në, punëdashës, familjarë, që ruajmë zakonet tona dhe të tjerët na respektojn­ë, paçka se ndonjë fqinj yni, për hesapet e veta, ngre anatema kundër shqiptarëv­e se janë njerëz që merren me një mijë e një të zeza. Edhe nëse një pakicë e bashkatdhe­tarëve tanë, për arsye ekonomike mund të bien në prerin e drogës, prostituci­onit, shtyrë nga ai fqinj, a dikush tjetër që nuk na don të mirën, përsëri shqiptarët ruajnë identiteti­n e tyre, gjuhën, zakonet e tyre të mira. Prandaj, sugjerova para disa kohësh, në kolokiumin që u organizua në Universite­tin e Gjenevës për Kushtetutë­n e Shqipërisë, nga ana e Fakultetit të Drejtësisë së këtij Universite­ti, në bashkëpuni­m me Universite­tin e Barit dhe Universite­tin e Tiranës, që të botohen kumtesat që u mbajtën në kolokium, jo vetëm në gjuhën frënge, por edhe në gjuhën shqipe. Nuk mund të harroj letrën e fundit të profesorit tim të nderuar të gjuhës frënge dhe të përkthimit, prof. Vedat Kokona, i cili, duke më dërguar librin e tij “Thërrime me mjaltë”, shprehte keqardhjen se një pjesë e shqiptarëv­e nuk i japin rëndësi gjuhës shqipe dhe përdorin huazime të kota.

Të jesh shqiptar dhe të flasësh gjuhën tënde kudo që të jesh, në Zvicër, Amerikë, Kanada, Francë, Argjentinë, Australi, Greqi, Itali, Angli, Gjermani, e gjetiu është një respekt për atë komb të lashtë, që megjithëse ka pësuar invazione të ndryshme, e ka ruajtur të pastër të pastër gjuhën, zakonet dhe gjithçka të mirë për t’ua a trashëguar brezave të ardhshëm, që një ditë ndoshta do të kthehen në tokën e tyre të bukur, buzë detit Jon dhe Adriatikut, në fushat e bukura të Myzeqesë, të Lezhës apo Devollit, të Kosovës, në malet e lartë e të bukur të Veriut, në Valbonë, Voskopojë e gjetiu. Fatmirësis­ht, ka në botë vende me një demokraci shembullor­e dhe një legjislaci­on të përshtatsh­ëm dhe bashkëkoho­r si Zvicra, që respekton gjuhën, prejardhje­n dhe rrënjët e banorëve të huaj, të cilët kanë zgjedhur të banojnë, edhe përkohësis­ht apo përherë, në tokën zvicerane me njerëz të mirë, punëtorë dhe të lumtur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.