PD reagon për tenderin: Rama plaçkit paratë e shqiptarëv­e

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi, reagoi dje pas lajmit se gruaja e ish- kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, është shpallur fituese dhe ka marrë tenderin për mirëmbajtj­en e lulishteve në QSUT, në një kohë kur Kajmaku është në arrati dhe ka “Arrest në burg” për falsifikim të formularit të dekriminal­izimit. Me një shënim në “Facebook”, Bardhi bën thirrje që tenderi të anulohet, ndërsa akuzon Kryeminist­rin Rama se po mbron Kajmakun dhe se “po plaçkit paratë e shqiptarëv­e”. “PD publikoi në gusht 2019 dokumente se Agim Kajmaku i Vorës rezulton i dënuar në Greqi, por Edi Rama e mbrojti. Denoncimi i PPD u faktua i vërtetë, por Edi Rama nuk e shkarkoi. Duke i dhënë miliona lekë një personi në arrati, që ai e emëroi kryebashki­ak të Vorës dhe nuk guxoi ta shkarkonte, Edi Rama dëshmon, në mënyrë të përsëritur, se e vetmja gjë që di të bëjë është të plaçkitë paratë e shqiptarëv­e me ca kriminelë, oligarkë dhe të korruptuar”, tha Gazment Bardhi.

Faksimile e tenderit të fituar nga Merita Kajmaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.