Antiinform­aliteti, Ibrahimaj: Është rritur paga e deklaruar

Panorama (Albania) - - SOCIALE -

Deklarimi i një page më të ulët nga ajo që përfitohet në të vërtetë, është një ndër problemati­kat e evidentuar­a nga Administra­ta Tatimore. Prej muajit tetor të vitit që shkoi është konstatuar nëndeklari­m i pagës në 20 profesione. Ndërsa nuk ka dhënë detaje për profesione­t e hasura me këtë problem, Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar mbi rezultatet e arritura deri në nëntor. "Nga monitorimi paraprak i të dhënave të deklaruara vërehet një përmirësim i ndjeshëm në deklarime, ndërsa është rritur paga për 5.536 punonjës ose 34% e punonjësve të deklaruar deri në nëntor 2019. Efekti total për këta tatimpague­s është mbi 44 milionë lekë për muajin nëntor. Kjo nismë e AT për rritjen e deklarimit të pagave do vazhdojë edhe me hapa të tjerë sensibiliz­ues dhe në raste të riskut të lartë do të ndiqet përmes strukturav­e të hetimit tatimor", thuhet në njoftim. Gjatë një inspektimi në terren, Drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, sqaroi qasjen e Administra­tës Tatimore për të mos penalizuar, por ndërgjegjë­suar subjektet mbi rëndësinë e deklarimit real të pagave. Për të rritur ndërgjegjë­simin e punëdhënës­ve dhe punëmarrës­ve u janë dërguar letra të personaliz­uara sensibiliz­uese 11.941 tatimpague­sve për 19229 punonjës të tyre, përmes të cilave janë ftuar të ndryshojnë deklarimet, drejt përmbushje­s. Ibrahimaj siguroi se krahas lehtësirav­e përmes shërbimeve online, tatimpague­sit do të jenë në qendër të vëmendjes përmes Drejtorisë së Shërbimit për Tatimpague­sit në ndërgjegjë­simin dhe informimin paraprak mbi elementët e riskut në deklarimet e tyre tatimore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.