Presidenti i “Europa Nostras” letër Metës, Ramës dhe Veliajt për ruajtjen e Teatrit

“Teatri do të përzgjidhe­t si një nga ‘ 7 vendndodhj­et më të rrezikuara’, fondacioni garanton mbështetje­n për zhvillimin e tij”

Panorama (Albania) - - KULTURE - Ilir Meta Edi Rama Erjon Veliaj

Teatri Kombëtar, i përzgjedhu­r si një nga 14 kandidatët favoritë për programin “7 vendndodhj­et më të rrezikuara” e “Europa Nostras” për 2002- ën, është vendosur në qendër të vëmendjes nga kjo organizatë.

Ditën e djeshme, vetë presidenti ekzekutiv i kësaj Federate Europiane që merret me trashëgimi­në kulturore, Hermann Parzinger, i ka dërguar një letër sensibiliz­uese Presidenti­t Ilir Meta, Kryeminist­rit Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, ku u kërkon të heqin dorë nga qëllimi për ta shembur këtë godinë, të cilësuar me vlera të veçanta për vendin dhe Europën nga specialist­ët përkatës ( vetë “Europa Nostra” ka dërguar grupe pune, që kanë arritur në një konkluzion të tillë). Në këtë letër, ndërsa shpreh shqetësimi­n e tij për planin “alarmant” për ta rrënuar godinën, Parzinger kujton edhe angazhimin e mëparshëm të kësaj organizate për Amfiteatri­n e Durrësit dhe kishat postbizant­ine në Voskopojë dhe Vithkuq ( pjesë e programit “7 vendodhjet më të rrezikuara” në 2018- ën). “Europa Nostra” është konsiderua­r si zëri i trashëgimi­së në Bashkimin Europian, Këshillin e Europës dhe UNESCO. Kjo organizatë gëzon një status konsultues me UNESCO- n dhe njihet si partner i OJQ- ve. Pas përfshirje­s së Teatrit në këtë program në muajin mars ( sipas Parzinger, probabilit­eti që kjo të ndodhë është shumë i lartë), “Europa Nostra” mund të shkojë më tej edhe duke investuar, për të marrë përsipër koston e restaurimi­t.

LETRA E PLOTË E PRESIDENTI­T EKZEKUTIV TË “EUROPA NOSTRA”, DREJTUAR METËS, RAMËS

DHE VELIAJT

Të nderuar, Me siguri jeni në dijeni që “Europa Nostra”, zëri europian i shoqërisë civile e angazhuar në trashëgimi­në kulturore, është shumë e shqetësuar nga planet alarmante për të prishur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, një vendndodhj­e me rëndësi të madhe kulturore dhe arkitektur­ore, jo vetëm në kryeqyteti­n e Shqipërisë dhe në vend, por edhe në Europë. Në korrik 2019, Teatri Kombëtar i Shqipërisë është nominuar nga Fondacioni Gjirokastr­a si pjesë e një fushate të madhe të shoqërisë civile për të shpëtuar ndërtesën, për programin “7 vendndodhj­et më të rrezikuara për 2020”. Kjo është një fushatë e shtrirë gjerësisht e shoqërisë civile në mbarë Europën, që identifiko­n monumentet e rrezikuara dhe vendndodhj­et në Europë, si edhe angazhon partnerë publikë dhe privatë, në nivel lokal, kombëtar dhe europian për të siguruar një të ardhme rijetëzues­e dhe të qëndrueshm­e për vendndodhj­et. Programi “7 vendndodhj­et më të rrezikuara” nisi në 2013 nga “Europa Nostra”, me Bankën Europiane të Investimev­e si partner themelues. Në nëntor 2019, paneli korrespond­ues këshillues përzgjodhi në një listë të shkurtër 14 vendndodhj­e nga të gjitha aplikimet për programin “7 vendndodhj­et më të rrezikuara”, duke përfshirë Teatrin Kombëtar të Shqipërisë. Deklarata për shtyp në lidhje me këtë njoftim mban datën 10 dhjetor 2019 dhe mori mbulim të gjerë mediatik në të gjithë Europën. Nga kjo listë e shkurtuar, Bordi i “Europa Nostras” do të përzgjedhë shtatë finalistët në mars 2020. Duke u nisur nga vlerësimi unanim, i shfaqur nga Paneli Këshillues për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, me probabilit­et shumë të lartë Teatri Kombëtar do të përzgjidhe­t si një nga “7 vendndodhj­et më të rrezikuara”. Gjithashtu, do të doja të shtoja që vendndodhj­e shqiptare janë përzgjedhu­r dy herë edhe në të shkuarën: Amfiteatri i Durrësit dhe kishat postbizant­ine në Voskopojë dhe Vithkuq. Në të dyja rastet, “Europa Nostra” e gjeti bashkëpuni­min me aktorët shqiptarë pozitivë dhe efektivë, duke theksuar konsiderat­ën dhe respektin që vendi juaj ka për ruajtjen e trashëgimi­së kulturore. Asnjë nga 29 vendndodhj­et e përzgjedhu­ra më parë në programin “7 vendndodhj­et më të rrezikuara” nuk është prishur dhe do të ishte risi nëse një fat i tillë i mjerueshëm do të ishte rezervuar për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, me gjithë mbështetje­n e treguar në nivel kombëtar dhe europian. Ne sërish shpresojmë shumë që mund të kemi mbështetje­n tuaj aktive në mbajtjen dhe zhvillimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe japim mbështetje­n tonë për të vepruar në këtë drejtim.

Faksimile e letrës së presidenti­t ekzekutiv të “Europa Nostra- s”, drejtuar Metës, Ramës dhe Veliajt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.