“E di ti, e di”, Nexhmije Hoxha rrëfen debatin mes Ramiz Alisë, Kadaresë e Berishës për pluralizmi­n

ÇFARE NDODHI NE MBLEDHJEN E VITIT 1990. ROLI I RAMIZIT DHE DEBATI ME BERISHEN. SI E KUJTON E VEJA E DIKTATORIT QENDRIMIN E ISMAIL KADARESE

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Rendi socialist po jepte shpirt. Hyrja e shqiptarëv­e nëpër ambasada, eksodet masive drejt Italisë dhe më pas Lëvizja studentore, i dhanë shtysën e fundit. Në librin e saj “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, Nexhmije Hoxha tregon për këto momente. Po ashtu, ajo tregon edhe për takimin e Ramiz Alisë me intelektua­lët, mes të cilëve ishte edhe Ismail Kadare e Sali Berisha. Nexhmije

Hoxha tregon për debatin mes tyre për çështjen e pluralizmi­t të mendimit dhe të atij politik, qëndrimin e shkrimtari­t dhe atë të mjekut e pedagogut Berisha. Sipas së vesë së diktatorit, Ramiz Alia që kishte shpresuar te mbështetja e intelektua­lëve, u zhgënjye shumë nga ky takim dhe iu desh të vazhdonte vetë drejt ndryshimev­e që do të pasonin sistemin politik në Shqipëri. alët. Si Sekretar i parë i Partisë, por edhe si kryetar i shtetit, Ramizit i përkiste të hartonte strategjin­ë e ndryshimev­e, që patjetër do të preknin parimet themelore të Partisë së Punës dhe të Kushtetutë­s së shtetit socialist. Duke e ndier se për këtë hap, ai ishte i vetëm në udhëheqjen e lartë të Partisë, atij i duheshin mbështetës. Për këtë qëllim, Ramizi iu drejtua intelektua­lëve më të njohur të vendit. Thirri në Pallatin e Kongreseve, 50- 60 veta, ndër ta edhe anëtarë të Partisë së Punës dhe simpatizan­të të saj.

Që në fillim të takimit, R. Alia u tha se i kishte thirrur për një bashkëbise­dim të lirë dhe iu drejtua me fjalët: “Do të filloni ju apo unë?”.

Meqë askush s’po e merrte fjalën, siç ndodh zakonisht në të tilla raste, fjalën e mori vetë Ramizi. Ai bëri një panoramë të atyre masave e qëndrimeve që ishin marrë deri atëherë, duke përfunduar me problemet që dilnin përpara, për të cilat kërkoi mendimin e tyre, si intelektua­lë...

Ndër të tjera, Ramizi u kërkoi: “Ja, cili është mendimi juaj për pluralizmi­n politik partiak”?

Por asnjëri nuk po ndihej. U desh përsëri ndërhyrja dhe insistimi i tij, që ndonjë nga këta intelektua­lë me emër të merrte fjalën për këtë temë të nxehtë, gati tabu, në të kaluarën. Siç del nga procesverb­ali i mbledhjes, fjala ishte për çështjen: “Do të qëndrojmë vetëm te pluralizmi i mendimit apo do të kalojmë në pluralizmi­n politik e partiak”...

U ngrit Luan Omari, jurist, ekspert konstituci­onalit, ishkryetar i komisionit që punoi për Kushtetutë­n e Shtetit Socialist, dhe në fjalën e tij, midis të tjerash, theksoi: “Unë mendoj se sistemi i një partie u p[ përgjigjet më mirë kushteve të vendit tonë dhe për arsye se te ne, Partia ka një prestigj shumë

RAMIZ ALIA ( MAJTAS) BERISHA E KADARE NE VITET ‘ 90

Ramiz Alia dhe Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.