TËRHEQJA E MOTRËS NË VOTIMIN PËR VËLLANË

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Edhe pse më herët ishte mohuar konflikti i interesit, deputetja socialiste, Eglantina Gjermeni, nuk mori pjesë në votimin për kreun e Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë. Kjo e fundit kishte deklaruar pranë shërbimeve të Kuvendit se kishte konflikt interesi në këtë votim dhe se për këtë arsye nuk mund të përfshihej në procesin e votimit. Edhe pse ajo nuk mori pjesë në votim, Metani nuk pati shumë probleme që të merrte votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të ILD- së, pasi PS- së në këtë votim iu bashkuan edhe disa deputetë të opozitës së re.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.