SPAK çon në gjyq Avdylajt e Shijakut për trafik droge

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Apartament­e, makina dhe troje në bregdet ka sekuestrua­r Struktura e Posaçme Antikorrup­sion ( SPAK), në kuadër të hetimeve për dosjen "339". Këtë të hënë, SPAK njoftoi zyrtarisht se ka mbyllur hetimet dhe në 17 janar ka dërguar në Gjykatë dosjen, ku kërkon të marrë të pandehur 25 persona, ndër ta edhe të arrestuari­t për laboratori­n e heroinës në Has. Mes personave të dërguar për gjykim janë edhe Avdylajt, të cilët dolën në përgjimet për blerje votash. "Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, më datë 17.01.2020, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr. 29/ 1, të vitit 2019 ( akte të transferua­ra për kompetencë nga procedimi penal Nr. 339/ 2016 i Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë)", njoftoi dje SPAK.

TË PANDEHURIT DHE AKUZAT

Nga "Trafiku i narkotikëv­e", te "Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve psikotrope" e "Grup kriminal", janë këto disa nga akuzat që rëndojnë ndaj personave të vënë nën hetim. Duke iu referuar njoftimit zyrtar, të pandehur kërkohet të merren: Astrit Balliu ( alis Avdyli, Sulejmani), Altin Avdyli, Jasin Kala ( alias Avdyli), Gjevi ( alias Xhevahir Ndoka), Esat Mehmeti, Petrit Sulejmani, Saimir Sulejmani, Hajri Seferi, Orges Jahelezi, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu, Saimir Gjepali, Mario ( alias Edinjo) Zeqiri, Elton Shehaj, Fatos Llaftiu, Ardit Gjyriqi, Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Iskënder Sale( alias Mehmet Gjini), Xhemal Shala, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Mustaf Shuti dhe Anila Shuti.

SEKUESTRIM­I

Nën dyshimin se janë pasuri të vëna nga aktiviteti kriminal, Prokuroria ka sekuestrua­r 300 mijë metra katrorë truall, i përfituar në mënyrë të kundërligj­shëm, hotele, apartament­e e makina. "Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi janë sekuestrua­r deri tani me qëllim konfiskimi­n, pasuri të paluajtshm­e ( truall në bregdet) me sipërfaqe 300.000 ( treqind mijë) m2, e cila ka qenë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal. Gjithashtu, janë sekuestrua­r hotele, apartament­e, automjete, me një vlerë prej rreth 5.000.000 ( pesë milionë) euro", shkruhet në njoftim.

Astrit Avdyli

Altin Avdyli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.