Lirohet anëtari i tretë i bandës së Durrësit, u dënua për atentatin ndaj Lul Berishës

Një javë më parë, Gjykata e Krujës lir oi Endrit Doklen, të dënuarin me katër burgime të përjetshme

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - XHENTILA GJOSHI

Një tjetër ish- anëtar i bandës së Durrësit është liruar nga burgu, ku vuante dënimin me 25 vite burg. Vendimi për lirimin e Sardian Sulejmanit është dhënë nga Gjykata e Fierit që në muajin tetor 2019.

Sulejmani rezulton i dënuar në korrik të vitit 2014 nga Gjykata e Lartë me 25 vite burgim, për akuzën e “Vrasjes me paramendim, mbetur në tentativë”, në dy raste ndaj Lulzim Berishës, ngjarje të ndodhura në gusht të 2005- ës dhe “Vrasjes me paramendim” të Avni Gashit, ndodhur në tetor 2005, në Tiranë. Për të dyja këto krime që është dënu

ar Sulejmani ishte dënuar edhe Endrit Dokle nga Gjykata, pasi të dy kanë bashkëpunu­ar në këto ngjarje kriminale. Ndërkohë, kujtojmë që edhe Endrit Dokle ka lënë qelinë një javë më parë, me një vendim lirimi nga Gjykata e Krujës. Ndërkohë, u mësua se prej 3 muajsh edhe Sulejmani qëndronte i lirë, pasi gjyqtari Piro Sota ka vendosur t’i pranojë kërkesën për lirimin me kusht, duke i falur masën e dënimit të mbetur, 4 vjet, 10 muaj e 17 ditë burgim.

VENDIMI

Në vendimin e dhënë nga Gjykata e Fierit, të cilin e disponon edhe gazeta “Panorama”, thuhet se i dënuari Sardian Sulejmani ka vuajtur fizikisht 13 vite, 8 muaj e 19 ditë burgim. Nga dënimi i dhënë kishte kryer gjithsej 19 vite, 11 muaj e 3 ditë burgim. Sardian Sulejmani, në ditën e marrjes së këtij vendimi, pra në 11 tetor 2019, i kishin mbetur për të vuajtur edhe 4 vite, 10 muaj e 17 ditë burgim. Gjykata e Fierit ka argumentua­r se kjo masë dënimi e mbetur duhet të vijojë të shlyhet në periudhë qëndrimi me kusht nga ky i dënuar. Si kusht, Gjykata ka vendosur për Sardian Sulejmanin që gjatë kohës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar. Në argumentim­in e lirimit me kusht të këtij të dënuari, gjyqtari Piro Sota thotë se: “Arsyet e veçanta nuk janë gjë tjetër veçse rrethana konkrete, të cilat provojnë se me dënimin e vuajtur është arritur qëllimi për edukimin dhe i dënuari Sulejmani është i gatshëm të riintegroh­et në shoqëri”.

Ndërkohë, një tjetër argument që Gjykata ka nënvizuar për lirimin e këtij të dënuari është dhe fakti se nga Njësia Administra­tive Nr. 2, Bashkia Fier, është lëshuar një akt mirësjellj­eje, ku evidentohe­t se: “Familja e Barjam Sulejmanit, babai i Sardian Sulejmanit, është e përbërë nga dy anëtarë: Sardiani dhe Barjami. Babai, Barjami, jeton i vetëm pasi Sardiani, i biri, ka vite që ndodhet në burg. Kjo familje është banore e lagjes ‘ Konferenca e Pezës’, Njësia Administra­tive Nr. 2, Fier, dhe gëzojnë respekt në komuniteti­n ku jetojnë. Nëna e kërkuesit ka vdekur në spitalin e Durrësit më 12 nëntor 2016, ndërsa vëllai i ka vdekur në vitin 1999". Nga ana tjetër, Prokuroria e Fierit e ka apeluar vendimin dhe pritet që çështja të gjykohet në Apelin e Vlorës.

ATENTATI NDAJ LULZIM BERISHËS 15 VITE MË PARË

Duke iu referuar dosjes së hetimit të kryer nga Prokuroria, rezulton se në datën 28.08.2005, ish- anëtarët e bandës së Durrësit, Endrit Dokle dhe Adriatik Coli, për realizimin e qëllimit të tyre, vrasjen e Lulzim Berishës, pas konfliktev­e që kishin lindur midis anëtarëve, dikur të së njëjtës bandë, kanë kontaktuar dhe më pas kanë lidhur marrëveshj­e me dy shtetas kosovarë, me Osman Korpuzin e Ahmet Ajetin. Rezulton se këta persona fillimisht janë takuar në Tiranë, siç edhe thotë Ajeti, por sipas Prokuroris­ë, aty i janë treguar të dhëna për Lulzim Berishën dhe lëvizjet e tij. Më tej, shtohet në dosje, ata e kanë marrë përsipër që ta qëllojnë Lulzim Berishën me armë zjarri të llojit pistoletë. Më pas, Korpuzi dhe Ajeti, të shoqëruar nga Serdian Sulejmani, janë dërguar në qytetin e Durrësit dhe janë sistemuar në hotelin e Asto Hanxharit. Në datën 30.08.2005, rreth mesditës, të gjykuarit Osman Korpuzi e Ahmet Ajeti, të armatosur janë nisur në drejtim të lokalit ku qëndronte zakonisht Lul Berisha, me qëllim vrasjen e tij.

Por në afërsi të lokalit të shtetasit Lulzim Berisha, në rrethana jo shumë të qarta, Ahmet Ajeti ka mbetur i plagosur.

Lulzim Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.