Panorama (Albania)

Legalizime­t, lista me emrat e 1480 familjeve që marrin hipotekën në Tiranë dhe pesë qarqe

Një pjesë e familjeve kanë detyrimin për të paguar taksën

-

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar dje emrat e 812 familjeve që kanë gati lejen e legalizimi­t dhe mund të paraqiten pranë sporteleve të agjencisë për ta tërhequr atë.

Krahas tyre janë publikuar edhe emrat e 671 qytetarëve që kanë detyrimin për të shlyer taksën e ndikimit në infrastruk­turë. Pra, në total, janë rreth 1480 përfitues të shpërndarë në disa qytete, përkatësis­ht Tiranë, Fier, Lezhë, Berat, Shkodër dhe Pogradec. Gazeta boton sot një pjesë të listës për të vijuar edhe nesër me pjesën e mbetur.

MARRJA E TAPISË

Për familjet që kanë gati lejen, nisin menjëherë praktikat e regjistrim­it për marrjen e tapisë. Ligji i ri parashikon një afat 60- ditor për përmbyllje­n e këtyre procedurav­e. "ASHK, brenda 60 ditëve nga përfundimi i procedurav­e të kualifikim­it, legalizon ndërtimin, duke respektuar dispozitat e legjislaci­onit në fuqi për regjimet pasurore martesore. Poseduesi i ndërtimit pa leje ka të drejtë të kërkojë kryerjen e procedurav­e të legalizimi­t brenda 30 ditëve, kundrejt pagesës së një tarife shërbimi shtesë", specifikoh­et më tej në ligjin e ri.

TARIFA

Taksa e ndikimit në infrastruk­turë është parakusht për marrjen e lejes. Mësohet se Agjencia e Kadastrës ka dorëzuar në Qeveri një draft, në të cilin kërkon që leja e legalizimi­t të mos kushtëzohe­t nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastruk­turë. "Drejtoria e Përgjithsh­me e ASHK- së ka dorëzuar projektakt për përmirësim­in e kuadrit ligjor për legalizimi­n e ndërtimeve pa leje, duke shfuqizuar normën ekzistuese ligjore në lidhje me kohën ( momentin) e vjeljes së taksës së infrastruk­turës", thuhet në raport. Në mënyrë të vazhdueshm­e, ky institucio­n ka ngritur shqetësimi­n se mbledhja e kësaj takse ngadalëson procesin e legalizimi­t duke ulur numrin e lejeve të emetuara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania