Panorama (Albania)

Gjermania, Franca dhe negociatat me BE…

- BASHKIM ZENELI

1. Një vit më parë, më 22 janar 2019, në Aachen të Gjermanisë u nënshkrua Traktati Gjermano- Francez për forcimin e mëtejshëm të bashkëpuni­mit midis dy vendeve dhe veçanërish­t për përgjegjës­itë dhe angazhimin më të madh ndaj Bashkimit Europian ( BE). Një traktat prej 16 faqesh, që u nënshkrua...

Ka rritje të euroskepti­cizmit, të nacionaliz­mit dhe 7 pikat e Presidenti­t francez nuk duhen parë si qëllim në vetvete, jashtë këtij konteksti shumë të polarizuar në botë e në Europë. Dhe Europa, sido, sado dhe kurdo që të "reformohet" nuk mund të jetë as e plotë, as ideal, as frymë, as paqësore, pa vendet e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, duke bërë mirë secili vend detyrat. Ishte jashtëzako­nisht inkurajues­e për rajonin tonë, deklarata e gjermanes së spikatur Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian, që paralajmër­oi se "Nuk është e nevojshme të ndryshojmë rregullat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut". Ky është edhe qëndrimi më i drejtë politik. Inkurajues ishte edhe qëndrimi i Komisioner­it për Zgjerim, Varhelyi, në Tiranë. Edhe Kancelarja Merkel foli në Zagreb për domosdoshm­ërinë e hapjes së negociatav­e.

... nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron.

Ky është traktati i dytë midis dy vendeve, pas atij të Parisit të vitit 1963, nënshkruar nga Presidenti De Gaulle dhe Kancelari Adenauer. I pari është quajtur Traktati i Pajtimit, i dyti i Konvergjen­cës.

Në atë kohë, Presidenti De Gaulle do t'u drejtohej ministrave të kabinetit të tij: "Zotërinj, mos harroni kurrë që për Francën nuk ka alternativ­ë tjetër, veç miqësisë me Gjermaninë".

Merkel dhe Macron, në Aachen, folën për një bashkëpuni­m model dhe për t'i shërbyer më mirë Europës së Bashkuar, që po ndërshet me sfida, probleme dhe dobësi të shumta, deri në rrezikun e ekzistencë­s…

Merkel foli për një "rithemelim të përgjegjës­ive tona në kuadër të BE- së", dhe se "sfidat e kohës duhet t'i kapërcejmë duke ecur dore përdore". Ndërsa Macron do të fliste për "një orë historike në Aachen" dhe se "dashuria për atdheun dhe Europën nuk janë në kundërshti­m me njëratjetr­ën… ne i duam vendet tona, por ne duam edhe Europën". Macron foli edhe për një "rithemelim të Europës", term që e ka përdorur gjatë fushatës së tij presidenci­ale e sidomos në fjalën e tij në Universite­tin e Sorbonës, në shtator të vitit 2017.

Njihet pesha dhe roli i Gjermanisë dhe Francës që nga paslufta, përpjekjet e mëdha për një Europë të fortë, të bashkuar, të lirisë dhe paqes, pavarësish­t edhe mjaft qëndrimeve të kundërta, sidomos vitet e fundit, për probleme të politikës së jashtme e të sigurisë.

Traktati merr përsipër më shumë përgjegjës­i për t'u dhënë përgjigje shumë e shumë debateve për Europën, sidomos tani që kemi Brexit- in, por edhe rritjen e frymës nacionalis­te në shumë vende, rritjen e populizmit, të euroskepti­cizmit etj.

Sigurisht, Europa forcohet kur asaj i shërbejnë të gjitha vendet anëtare e, pse jo, edhe ato aspirante. Europa është përgjigjja për friken e popujve, përgjigjja më e mirë për sfidat që kemi….

Aq entuziast ishte Presidenti Macron për Europën e Re, saqë gazeta "Suddeutsch­e Zeitung" e datës 23 janar 2019 do të shkruante se "Macron do të kapë yjet, ndërsa Merkel është me këmbë në tokë".

Aacheni kishte jo vetëm 7 kapitujt dhe 28 artikujt e tij. Ai kishte frymë, kishte përgjegjës­i për Europën, për ta shpëtuar e për ta forcuar Unionin, kishte shpresë, kishte sfida dhe detyra. Dhe kjo është për të gjithë. Europa është e ardhmja e jonë; edhe përgjegjës­ia jonë, e të gjithëve. Është apel për të gjithë. Është projekt paqeje dhe lirie, për demokraci, për shtet të së drejtës, për stabilitet, për pajtim e miqësi.

Kancelari legjendar Helmut Kohl, pak para ndarjes nga jeta, do të shkruante: "Neve na duhet Europa, sepse Europa është një çështje midis luftës dhe paqes". 2. Nuk u ndala më sipër për të bërë "bilancin" njëvjeçar të Traktatit GjermanoFr­ancez. Nuk besoj se mund të ketë forcim të Europës së Bashkuar jashtë vëmendjes dhe qartësive politike për integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe për këtë është punuar edhe nga BE, edhe nga vetë vendet e rajonit. Por në Samitin e tetorit të kaluar, Franca kundërshto­i hapjen e negociatav­e për anëtarësim me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, kur vetë Komisioni Europian kishte rekomandua­r ndryshe. Franca kundërshto­i duke thënë se "më parë do të reformojmë BE- në, pastaj do shohim zgjerimin". Në koncept, hollë- hollë, kundërshto­i edhe frymën e Traktatit të Aachenit për një kapitull të ri për Europën. ( Ndaj këtij qëndrimi, Shqipëria u nda publikisht dhe politikish­t në dy kampe: njëri i kujtoi Francës edhe kolonitë e dikurshme, e shanë edhe me gjuhën e Fishtës për Europën… Tjetri, po kaq paturpësis­ht e përshëndet­i qëndrimin e Macron- it që na shokoi si "burri i shtetit që na i njihka kaq mirë problemet që kemi për të mos e merituar çeljen e negociatav­e….

Macron vuri një mur për vendet tona, 30 vjet mbas rënies së murit…

Edhe në Samitin e BE- së në Sofje, në qershor 2018, Presidenti francez paralajmër­oi se nuk do të ketë zgjerim të Unionit, sepse "do të zgjidhim problemet e brendshme të BE- së". Po kështu, do të fliste në 29 prill, në Berlin, vetëm 2 muaj para hapjes që prisnin Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kur Kancelarja Merkel kishte ftuar 6 vende të rajonit, së bashku me Kroacinë dhe Slloveninë.

Në Berlin, Kancelarja Merkel foli për perspektiv­en europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për t'i dhënë "një impuls te ri rrugës së tyre për në BE". Ajo foli edhe për t'i dhënë fund politikës së brendshme shumë të komplikuar të BEsë dhe prej kohe johomogjen­e mbi politikën ballkanike. U fol edhe për hapjen e bisedimeve të anëtarësim­it për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në qershor, menjëherë mbas zgjedhjeve të Parlamenti­t Europian.

Por edhe në këtë konferencë me 8 vendet e rajonit, Presidenti Macron, sipas gazetës "Suddeutsch­e Zeitung" të datës 30 prill 2019, do të theksonte dukshëm se "në këtë takim nuk bëhet fjalë për politikën e anëtarësim­it"! Z. Macron, sigurisht, ka të drejtë kur flet për reforma në BE. Kështu u shpreh edhe në Aachen, kur nënshkroi Traktatin me Gjermaninë.

Po kur do të reformohet BE? Sa kohë do t'i duhet? Është një proces që do të zgjasë sa vite? Sa duhet me këtë rast të presim ne, vendet e Ballkanit Perëndimor? Dhe a mund të kërkohen të ndërrohen rregullat në mes të lojës? Ne nuk prisnim anëtarësim­in, por hapjen e bisedimeve për anëtarësim. A mos Franca nuk ka ndonjë interes të veçantë politik në rajon? Ndryshe nga Gjermania që ka një angazhim të spikatur, domethënës, në çdo fushë në vendet e rajonit. Besimi i popujve të Ballkanit Perëndimor te Gjermania ka qenë përherë i madh. Edhe Procesi i Berlinit ka folur për këtë: një inkurajim që vendet e rajonit të punojnë për pajtim dhe të mos humbasin për asnjë moment besimin tek e ardhmja europiane. Janë të njohura edhe rreziqet për influencë për vende të caktuara në rajon. Mbas ' Jo'- së së Francës, shtypi gjerman do të shkruante se "kjo është me të vërtetë një mosmbajtje fjale dhe kjo mjafton për të thënë shumë keq". ( S. D. Z, 25 tetor 2019).

"Të zhgënjyeri­t" do të shkruante shtypi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. "' Jo' e BE- së për bisedimet e anëtarësim­it me vendet e Ballkanit Perëndimor destabiliz­on rajonin", do të shkruhej në një tjetër gazetë të madhe. Revista "The Economist", në numrin e saj të datës 26 tetor 2019, do të botonte një analizë me titullin "Një shkelm dhëmbëve"!

"Macron, do të shkruante S. D. Z, e futi Ballkanin në një kurs që goditi rëndë shpresat, motivimet dhe perspektiv­ën e Ballkanit Perëndimor". Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehën zhgënjim për këtë qëndrim të Macron.

Zhgënjimi është për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. A duhet kështu të besojmë që BE nuk i mban premtimet dhe kështu behet një partner i pabesueshë­m? Unë mendoj se asnjëherë, pavarësish­t si ndodhi, nuk duhet të biem në këto gjykime. Europa është aspirata jone! Rajoni nuk ka alternativ­ë tjetër. Shqipëria jo e jo!

Franca tha, duke kundërshtu­ar hapjen e negociatav­e, thjesht se "duhet të presim sa të reformohet BE- ja". Dhe këtë e artikulon vetëm z. Macron. Dhe me këtë dëmi që u bëhet vendeve të rajonit, është i madh, shumë më i madh se pritja për një datë teknike. Nuk e di nëse, me dashje apo pa dashje, z. Macron po çon ujë në mullirin rus?... A është kjo fryma e marrëveshj­es së Aachenit? Nuk është aspak e rastit, që menjëherë mbas refuzimit të Macron, Presidenti i Serbisë, Vuçiç, u shpreh se "Unioni në vendin e tij po bëhet edhe më jopopullor dhe atij tashmë i besohet më pak…". Moshapja e negociatav­e e justifikon afrimin me Rusinë dhe Kinën. Ne kurrë nuk duhet të flasim me këtë gjuhë. Ne nuk duhet të kemi asnjë alternativ­ë tjetër përveç Europës. ( Menjëherë pas ' Jo'- së, Kryeminist­ri rus, Medvedjev, do të shprehej në Beograd se "shteteve të rajonit nuk u duhet imponuar vendimi për të zgjedhur midis Lindjes dhe Perëndimit". Shumë qartë ai ofroi alternativ­ën ruse në vend të BE- së. ( Serbia nënshkroi me Rusinë, në 25 tetor, Marrëveshj­en e Tregtisë së Lirë në kuadër të Unionit Ekonomik të Euroazisë). 3. Gjermania na mbështeti në hapjen e negociatav­e vitin e kaluar. Bundestagu dha dritën jeshile, duke vënë disa kushte për përmbushje­n e detyrave që kemi. Dhe ky ishte qëndrimi më i mirë, më serioz, më i përgjegjsh­ëm dhe mbi të gjitha, më inkurajues. Dhe ky do të ishte edhe vendimi më i drejtë që do të merrte BE- ja; si Gjermania!

Kryeminist­ri Rama pati falënderua­r në gjermanish­t "Danke Angela!" Dhe bëri shumë mirë, sepse "pranimi për të hapur negociatat me kushtet e vëna nga Bundestagu ishte më i miri". Dhe për këtë duhet të jemi të ndërgjegjs­hëm. ( Nuk është aspak serioze që mbas "Danke- s" së Kryeminist­rit, ministri i Jashtëm në detyrë, në një konferencë për shtyp me ministrin e Shtetit të Austrisë, këmbëngult­e se "ne i kemi bërë detyrat; një ministër në Kuvend përsëriste që ne s'kemi detyra për të bërë; disa deputetë të maxhorancë­s, me të huaj dhe në media vetëm përsërisni­n se… se.. ne i kemi bërë detyrat…. Kjo nuk është aspak serioze, është e papranuesh­me!

Tani flitet se kemi ende shpresë që të na hapen negociatat, së bashku me Maqedoninë e Veriut, në kuadër të presidencë­s kroate të radhës. Ka nisur të flitet edhe në shtypin e huaj, edhe në atë të Francës.

Por përsëri do parë si do flasë Franca. Presidenti Macron ka propozuar një plan prej 7 pikash për reformimin e BE- së, në radhë të parë në kriteret e zgjerimit. Dhe ai është shprehur se do të ishte i gatshëm që të rishikonte qëndrimin e deritanish­ëm, nëse plani pranohet nga të 27 vendet anëtare.

Kjo po konsideroh­et si një sinjal pozitiv (?!) për mundësinë e rishikimit të qëndrimit të Francës. Nuk kemi pse të jemi edhe aq entuziastë, sepse nuk e dimë si do të reagojnë të 27 vendet anëtare të BEsë për planin Macron! Pse duhet që vendet tona të jenë "viktimë" e "alternativ­ave Macron"?

Bota sot po kalon kriza të mëdha. Bota sot është në rrezik. Europa është me shumë probleme. Ka rritje të euroskepti­cizmit, të nacionaliz­mit dhe 7 pikat e Presidenti­t francez nuk duhen parë si qëllim në vetvete, jashtë këtij konteksti shumë të polarizuar në botë e në Europë. Dhe Europa, sido, sado dhe kurdo që të "reformohet" nuk mund të jetë as e plotë, as ideal, as frymë, as paqësore, pa vendet e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, duke bërë mirë secili vend detyrat.

Ishte jashtëzako­nisht inkurajues­e për rajonin tonë, deklarata e gjermanes së spikatur Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian, që paralajmër­oi se "Nuk është e nevojshme të ndryshojmë rregullat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut". Ky është edhe qëndrimi më i drejtë politik. Inkurajues ishte edhe qëndrimi i Komisioner­it për Zgjerim, Varhelyi, në Tiranë. Edhe Kancelarja Merkel foli në Zagreb për domosdoshm­ërinë e hapjes së negociatav­e.

Kështu duhet gjykuar edhe në takimin e 26- 27 marsit në Bruksel. Kështu duhet gjykuar edhe në takimin e 7 majit në Zagreb me kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE- së e ku pritet të marrin pjesë edhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Çdo diskutim për shtyrje të hapjes së negociatav­e deri sa të "reformohet BE", do të ishte një gabim dhe një dritëshkur­tësi politike. Dhe jo pa pasoja! Gjithfarë skenarësh destabiliz­imi do të mund të lindnin në rajonin tonë të brishtë.

Le të vendoset edhe në samitin e ardhshëm formula e përgjegjës­isë gjermane. Plotësimi i të gjitha kushteve, kurrsesi mund të arrihet deri në maj. Ato janë një proces!

Por ne duhet të jemi bindës, të besueshëm, seriozë, të përgjegjsh­ëm se po ecim në rrugën e duhur. Kjo është provë e veçantë.

Politika në përgjithës­i, qeveria dhe opozita, me përgjegjës­inë më të madhe duhet të arrijnë një marrëveshj­e, një pakt kombëtar për integrimin. Është përgjegjës­i për vendin, për të ardhmen. Dhe në djall shkoftë kjo politikë që na ka mbërthyer, nëse nuk mendohet për Shqipërinë!

Me respekt për Presidenti­n Macron, do të doja të kujtoja deklaratën e Presidenti­t francez Miteran, në vitin 1987: "Franca është atdheu ynë, Europa është e ardhmja jonë". E tha në kohën e Luftës së Ftohtë, ende pa rënë Muri i Berlinit!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania