Panorama (Albania)

Pëllumbi flet për Kuvendin me 122 deputetë, Ruçi: Sfidë negociatat

“Sfida e këtij Parlamenti është puna për të afruar sa më shpejt hapjen e negociatav­e”

- ARDIT HOXHA

Në kuadër të 100vjetori­t të mbajtjes së Kongresit të Lushnjës, që shënon edhe përvjetori­n e 100- të të parlamenta­rizmit shqiptar, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe një pjesë e madhe e deputetëve ishin dje në Lushnjë për të marrë pjesë në festimet e organizuar­a.

Në fjalën e tij, Ruçi vuri theksin te rëndësia e madhe që ka kjo datë dhe kjo ndërtesë për historinë e shtetit modern shqiptar, duke e radhitur atë pas 28 Nëntorit të 1912- ës. “Rrallë gjendet në histori një shtëpi me kaq kontribute në historinë e një vendi. Shteti i shqiptarëv­e deri në shpalljen e pavarësisë kishte qenë një planet i largët për shqiptarët. Por edhe pas shpalljes së pavarësisë, shteti rrezikonte të zhdukej e bashkë me të edhe Shqipëria. Nga kjo shtëpi dhe nga ky kongres nisi konsolidim­i i Shqipërisë së pavarur e parlamenta­re. Nga kjo shtëpi dhe nga ky kongres nisi diplomacia shqiptare në mbrojtje të tërësisë territoria­le dhe integritet­it të Shqipërisë. Nga kjo shtëpi dhe nga ky kongres nisi ndërtimi i administra­tës shqiptare, arsimit, shkollave dhe forcave të rendit. Në vitet e para të jetës parlamenta­re çelën filizat e parë të pluralizmi­t demokratik. Sot, një shekull pas kësaj vepre themeltare për kombin dhe shtetin shqiptar, le të shprehim mirënjohje­n tonë për veprën monumental­e të delegatëve të Kongresit të Lushnjës”, u shpreh Ruçi. Përveç festimeve në Lushnjë, dje u zhvillua dhe Konferenca Shkencore kushtuar 100- vjetorit të themelimit të parlamenta­rizmit shqiptar në kryeqytet. Në këtë veprimtari, ku morën pjesë ish- drejtues të Kuvendit, të grupeve parlamenta­re dhe të qeverive të Shqipërisë, deputetë dhe ishdeputet­ë, Ruçi theksoi se puna kryesore e Parlamenti­t është hapja e negociatav­e me BE- në dhe një kryesim dinjitoz i presidencë­s së OSBE- së. “Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, tri nga gjashtë Fuqitë e Mëdha europiane vendosën të ricopëtoni­n Shqipërinë. Kombi shqiptar u ndodh në një nga udhëkryqet më të vështira të ekzistencë­s së tij. Kishte ardhur ora e rizgjimit, e mobilizimi­t të energjive për shpëtim kombëtar. Kësaj thirrjeje iu përgjigj pararoja e ndërgjegje­s kombëtare, burrat prijës atdhetarë. Këta burra, në 21 janar 1920, u mblodhën në Kuvendin Kombëtar të Lushnjës dhe morën vendime të mëdha historike për të mos lejuar copëtimin e mëtejshëm të trungut kombëtar. Ata përsosën dhe plotësuan vendimet e Kuvendit Kombëtar të Vlorës. Parlamente­t e gati 30 viteve të Shqipërisë pluraliste e demokratik­e kanë dhënë kontribute të çmuara në ndërtimin e forcimin e rendit demokratik, të shtetit ligjor, qeverisjes së mirë dhe në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsion­it. Në këtë 100- vjetor të parlamenta­rizmit, dëshiroj të shpreh mirënjohje­n time dhe të Kuvendit të sotëm të Shqipërisë për veprimtari­në dhe kontributi­n e të gjithë parlamenta­rëve shqiptarë në zhvillimin, përparimin e demokratiz­imin e Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë do vazhdojë të punojë me përkushtim për të afruar sa më shpejt të jetë e mundur hapjen e negociatav­e për anëtarësim­in e plotë në Bashkimin Europian. Një detyrë tepër të rëndësishm­e ka Kuvendi ynë gjatë vitit që sapo nisi. Shqipëria sapo ka marrë kryesinë e radhës të OSBE- së për vitin 2020”, tha Gramoz Ruçi.

 ??  ?? Ruçi, dje në Lushnjë
Ruçi, dje në Lushnjë
 ??  ??
 ??  ?? Ruçi, dje në Lushnjë
Ruçi, dje në Lushnjë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania