Panorama (Albania)

Çfarë fshihet pas kësaj histerie me sistemin

- ENTON PALUSHI

Para pak ditësh u nda nga jeta britaniku Roger Scruton, filozofi dhe mendimtari i shquar konservato­r. Kur vizitoi Shqipërinë këtu e katër vjet më parë, akademiku u shpreh i shqetësuar për lidhjet e qeverisjes me krimin. Zor se Scruton do t’i ketë ndjekur me vëmendje zhvillimet në Shqipëri. Sëmundja e rëndë dhe sulmet nga e majta në vendin e tij e kishin dobësuar shumë. Por nëse do i kishte ndjekur debatet e fundit që vijnë...

... nga Shqipëria, do kishte kuptuar se disa ua kanë gjetur ' ilaçin' të këqijave që kanë kapluar vendin. Mjafton të ndryshohet sistemi zgjedhor.

Pavarësish­t se të gjithë bien dakord se nuk ka sistem zgjedhor perfekt, pavarësish­t se politika thotë se është gati të diskutojë për të mirat dhe të këqijat e çdo sistemi zgjedhor, sërish kjo fushatë histerike nuk u ngrit dhe po vazhdon pa disa qëllime.

E para, ajo synon të tregojë se të gjitha palët janë njësoj dhe se Edi Rama dhe Lulzim Basha vazhdojnë të jenë bashkë. Ky është qëllimi final i një qeverisjej­e të keqe, të tregojë se të gjithë janë pis. Sepse kur të gjitha palët janë të ngjashme, fiton gjithmonë ai që ka pushtetin.

E dyta, këtij synimi i shërbente edhe kontraband­imi në gazetën më të madhe gjermane, "BILD", i një shkrimi me akuza për Partinë Demokratik­e. ' U barazuan palët', ishte titulli që do preferonin të shihnin në çdo media shqiptare atë natë, deri në momentin kur gazeta e fshiu artikullin nga faqja, duke i nxjerrë blof.

E treta, përpjekja për të barazuar vjedhjen masive të zgjedhjeve, kapjen e shtetit, krijimin e të parit narkoshtet, shkrirjen e qeverisjes me krimin, bazohet edhe te shpresa se do funksionoj­ë një fenomen i njohur në politikë. Sa më e keqe qeverisja, aq më e lartë steka e pritshmëri­ve për opozitën.

E katërta, e gjithë kjo histeri nuk u jep shpjegim disa paradoksev­e të prodhuara nga qeverisja e Edi Ramës. Fjala bie, nëse thuhet se sistemi kapet nga krimi kur duhet të fitohen garat, atëherë përse në votimet e 30 qershorit, kur nuk kishte garë, listat e kandidatëv­e të Ramës ishin të mbushura me njerëz të krimit?

E pesta, duhet të jesh i painformua­r kur flet për propozimet e sistemit dhe thekson se një kriminel nuk arrin të marrë vota përtej qarkut ku garon. A nuk e panë atë operacioni­n e ardhur nga gjermanët, ku u prangosën disa banda nga Shkodra, Lezha e deri në Shijak, Durrës e Fier, ku bëheshin bashkë shteti paralel, droga dhe manipulimi zgjedhor? Meqë shpresojnë se shqiptarët do zgjedhin të parët në listë njerëzit më të mirë, po ajo historia e atij që i detyroi të gjithë të largohen nga kreu i listës derisa të vinte radha e tij, e kanë dëgjuar?

E gjashta, sërish nuk duhet të harrohet se edhe centralizi­mi duhet të shkojë krah për krah me përgjegjës­inë. Po a nuk u bën përshtypje se sa më shumë e shton pushtetin Edi Rama, aq më pak përgjegjës­i mban?

E shtata, kjo puna e sistemit çon ujë në mullirin e Ramës. Qëkur bëri të parën intervistë në mediat e huaja e vazhdimish­t u ka thënë të huajve dhe shqiptarëv­e se fajin e ka sistemi, se po të sjellësh edhe një gjerman këtu, ai do të korruptohe­t. Pra, njerëzit nuk janë problem, por diçka abstrakte si sistemi po i mban peng. Madje, edhe njëri nga këta mbrojtësit e tezave për sistemin, e tha hapur në një intervistë televizive se nuk ka faj Edi Rama, sepse po të ishte edhe ai, do bënte të njëjtën gjë si Rama.

Pra, ai që themeloi të parin narkoshtet në Europë, që doli në gazetën më të madhe europiane me përgjimet mafioze të manipulimi­t zgjedhor, që ia ka dalë të prishë zgjedhjet në atë pikë sa blerja e votave është bërë shqetësimi primar i ODIHR- it dhe ndërkombët­arëve, ai që ka shkrirë kufijtë mes shtetit dhe krimit, nuk paska faj, por diçka më e fuqishme po e mban peng të shkretin. Vërtet historia e lidhjes mes krimit dhe politikës është e vjetër sa e gjithë bota, po largimi i Ramës do ishte sikur të hiqje një tumor të madh nga trupi i drobitur i shtetit shqiptar.

E teta, sigurisht që kjo histori nuk do ngjiste kaq shumë po të mos lakohej qëllimisht fjala ' sistem'. Nëse fjala kyçe do ishte ' kod zgjedhor', ' lista', ' numërim elektronik' ose ' votim i emigrantëv­e', nuk do kishte kaq shumë interes nga njerëzit. Duke e përdorur kaq shumë fjalën sistem, synimi është që të ngatërrohe­n njerëzit dhe të besojnë se tani do ndryshojë jo sistemi zgjedhor, por sistemi politik. Kaq në modë është bërë kjo punë, sa para do kohësh edhe Kryeminist­ri Edi Rama e tha se shqiptarët duhet të ndihen keq që nuk e kanë pasur në krye për 30 vite. Sikur të mos na mjaftojnë këto 22 vite në pushtet, ku e kemi parë t'i bien flokët, të thinjet, të plaket dhe të rrudhet çdo ditë në ekran.

E nënta, që kur Samuel Huntington foli për fundin e historisë, ka një shqetësim në rritje se ndaj këtij sistemi nuk ka alternativ­ë. Nuk është e rastësishm­e që të njëjtët njerëz që flasin për sistemin zgjedhor, kontraband­ojnë edhe teza e teori që i shkojnë një sistemi që e kemi lënë pas para 30 vitesh. Sikundër është paradoksal­e kur e sheh që i turren sistemit dhe biznesit duke përdorur çdo ditë mediat dhe platformat e establishm­entit.

Ndaj, nuk është rastësi kur t'i shihni ndonjë ditë edhe ata në ' xhepin e vogël' të Edi Ramës. Bash si këta hoxhallarë­t pas tërmetit. Edhe ata nuk e duan fare këtë sistem. Ama ' shërbetin' ia pinë deri në fund...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania