Panorama (Albania)

Ish- gardisti, sot bashkiak i PS: Refuzova urdhrin për të hapur zjarr në 21 janar

Agron Malaj: Ata që urdhëruan vrasjet, të mbyllin gojën e t’u vijë turp!

- ETLEVA DELIA

Socialistë­t përkujtuan katër viktimat e protestës së 21 janarit 2011 në bulevard para Kryeminist­risë. Ata ishin në krah të familjarëv­e të Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt dhe vendosën lule në vendet ku ata humbën jetën nga plumbat e ushtarëve të Gardës së Republikës.

Ish- gardisti i 21 janarit, sot kryebashki­ak i Matit, i akuzuar nga opozita si i dënuar, Agron Malaj, reagoi për ngjarjen kur ai vetë ka qenë pjesëmarrë­s si ish- komandant i Gardës, që drejtoi njësinë e ndërhyrjes dhe grupin e snajperëve. Ai u përgjigjet akuzave të PD- së dhe i kërkon ishKryemin­istrit Berisha dhe ish- ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Lulzim Basha, që të ulin kokën nga turpi për urdhrat që i dhanë Gardës së Republikës. “Unë, sot, vijoj punën time me kokën lart. Me ndërgjegje­n e pastër. Mbi mua nuk rëndon asnjë akuzë. As për 21 janarin e as për asgjë tjetër. Kush ka ende dyshime për këtë, mund të hapë vendimin e KQZ, bazuar në vendimin e Prokuroris­ë, ku çertifikoh­et pastërtia e figurës sime dhe më njihet e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje. A mund ta thonë të njëjtën gjë ata që sot drejtojnë sulmin kundër meje? A nuk do duhej që të paktën sot, në 21 janar, së paku të mbyllnin gojën e të ulnin kokën nga turpi për jetët e pafajshme që kanë marrë në bulevardin ‘ Dëshmorët e Kombit’, nën urdhrat e ish- Kryeminist­rit dhe të atij që asokohe ishte ministër i Brendshëm dhe që në çdo vend normal do ishin dënuar jo një, por disa herë, për krime që shkojnë nga vjedhja e korrupsion­i e deri te pastrimi i parave e financimi nga Rusia dhe vrasja?”, shprehet Malaj. Ai shprehet se sot me familjet e katër viktimave i bashkon dëshira për të zbardhur atë krim dhe ai thotë se nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi për viktimat. 21 janari është një tragjedi, me të cilën mua më është dashur të jetoj çdo ditë gjatë 9 viteve të fundit. Unë nuk humba në atë tragjedi asnjë pjesëtar të familjes sime. Por ka, megjithatë, diçka që më bashkon mua, ish-” gardistin e 21 janarit” me familjet e 4 qytetarëve të pafajshëm që humbën jetën në atë ditë të tmerrshme. Na bashkon dëshira që ajo ngjarje të zbardhet e drejtësia të shkojë në vend. Prej 9 vitesh tashmë, emri im është lidhur me atë ngjarje tragjike. Emri i një njeriu, i një ish- gardisti në krye të detyrës, që refuzoi të zbatojë urdhrin për të hapur zjarr mbi protestues­it e pafajshëm, është lidhur në mënyrën më perverse me vrasjen e Ziverit, Aleksit, Faikut dhe Hekuranit, jo nga familjet, jo nga organet e ligjit, por pikërisht nga ata që dhanë urdhër për të qëlluar e më pas shkelën çdo ligj e çdo normë, për të mos lejuar zbardhjen e së vërtetës”, shkruan ish- gardisti. Malaj shprehet se nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi për atë ngjarje. “Mbi mua rëndon nevoja që kjo ngjarje të zbardhet e fajtorët të shkojnë atje ku meritojnë të shkojnë ata që duke shkelur ligjin, kanë marrë jetë njerëzish. Prandaj, sot, dua së pari t’u shpreh familjarëv­e ngushëllim­et e mia. E së dyti, t’u them atyre që as unë nuk do të resht së kërkuari që ajo tragjedi e ai krim shtetëror të zbardhet duke nxjerrë përpara përgjegjës­isë autorët e tij të vërtetë, sado lart qofshin ata në jetën politike të vendit”, përfundon Malaj.

 ??  ??
 ??  ?? Nga ngjarjet e 21 janarit
Nga ngjarjet e 21 janarit
 ??  ?? Agron Malaj
Agron Malaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania