Meta: 100- vjetori i Kongresit, mesazh për të mbrojtur Kushtetutë­n

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Presidenti Ilir Meta e ka uruar 100- vjetorin e Kongresit të Lushnjës duke theksuar rëndësinë që kjo ngjarje duhet të përcjellë për të mbrojtur Kushtetutë­n dhe pluralizmi­n. Në postimin e tij, Meta e cilëson këtë ngjarje si më të rëndësishm­en pas shpalljes së Pavarësisë në 1912. “Kongresi i Lushnjës, 100- vjetorin e të cilit festojmë sot, është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishm­e në historinë tonë kombëtare, pas shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë. 100 vjet më vonë, vendimet e këtij Kuvendi Kombëtar janë mesazhe për reflektim, për të ecur në rrugën që hapi ky Kongres, për të mbrojtur Kushtetutë­n dhe pluralizmi­n, integritet­in e institucio­neve shtetërore e në mënyrë të veçantë, për të mbrojtur vlerat reale dhe pluraliste demokratik­e të parlamenta­rizmit shqiptar”, shkroi Meta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.