Panorama (Albania)

Kuvendi me 122 deputetë, Pëllumbi: Faji i opozitës

“Situata të tilla të mos përsëriten, shembull nga Kongresi i Lushnjës!”

-

Profesor Servet Pëllumbi e ka konsiderua­r legjitim Kuvendin aktual, por që po bën një punë të sforcuar dhe ka vend për përmirësim, pas djegies së mandateve nga ana e opozitës së bashkuar.

Në një intervistë për “Report tv”, ish- Kryeparlam­entari u shpreh se Kuvendi i tanishëm do duhet të vijojë punën normalisht, pasi është në shinat e Kushtetutë­s, por që sipas tij ka parë një punë të vështirë dhe në këtë pikë ai tërhoqi vëmendjen për ata që u larguan duke i lënë në mes mandatet. Për ish- kryeparlam­entarin Pëllumbi, Kuvendi duhet ta vijojë normalisht punën e tij, edhe pse fakti që nuk është i plotë, i shton jo pak vështirësi­të. “Parlamenti­n shqiptar e shoh në detyrën e vet, por fatkeqësis­ht ka vend për kritika. Sepse një Parlament ku opozita është larguar e ka djegur mandatet, sigurisht do të bëjë një punë të sforcuar, megjithëse ka maxhorancë­n dhe nga pikëpamja kushtetues­e është i ligjshëm dhe duhet të funksionoj­ë normalisht. Dhe kjo është një tërheqje vëmendje për ata që dogjën mandatet, duke djegur përfaqësim­in që u kishte dhënë populli”, tha ish- kryetari i Kuvendit. Në eksperienc­ën e tij të gjatë në Kuvend, ku për një periudhë 3- vjeçare nga 2002 deri në 2005 edhe e ka drejtuar, Pëllumbi u shpreh se nuk njeh një situatë të ngjashme me atë që është duke kaluar Shqipëria. Sipas tij, politikanë­t e tanishëm do duhet të marrin shembull nga politikanë­t e viteve ‘ 20 ‘ 30, që sipas tij, edhe në kushte shumë më të vështira, vendosën mbi gjithçka interesat e vendit. Sipas tij, një shembull i tillë nga ata burra, i duhet Shqipërisë për dalë nga situata të vështira. “Situata të tilla nuk njoh që të kenë ndodhur në parlamente të tjera dhe nuk duhen përsëritur. Ky duhet bërë shembull, që asnjëherë situata të tilla të mos vijnë në Parlamenti­n shqiptar. Le të mësojmë nga periudha 100 vjet përpara, e viteve ’ 20, që nga Kongresi i Lushnjës, i cili edhe pse kishte arsye shumë më tepër për divergjenc­ë, konflikte, ashpërsim, kishte figura që me fjalën e tyre, me të vërtetë i dhanë kontribut të madh parlamenta­rizmit dhe popullit shqiptar”, u shpreh Servet Pëllumbi. Këto komente, ish- kryetari i Kuvendit i bëri gjatë konferencë­s shkencore kushtuar 100vjetori­t të parlamenta­rizmit shqiptar. Në 30 vite të Parlamenti­t pluralist në Shqipëri, dy sesionet e fundit të legjislatu­rës së nëntë konsideroh­en si të parat që nuk janë përbërë nga i gjithë kuorumi prej 140 deputetësh, që duhet të jenë në sallën plenare. Aktualisht, pas largimit të PD dhe LSI dhe me futjen në Kuvend të deputetëve të rinj nga listat fundore, janë vetëm 122 deputetë.

 ??  ?? Servet Pëllumbi dhe Gramoz Ruçi, dje gjatë ceremonive
Servet Pëllumbi dhe Gramoz Ruçi, dje gjatë ceremonive

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania