Bushati: 21 janari i parë na nderon

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ish- ministri Jashtëm, Ditmir Bushati, e ka kujtuar në një mënyrë të veçantë 21 janarin. Kjo datë që shënon tri ngjarje të rëndësishm­e në historinë e shqiptarëv­e, sipas Bushatit, përjetohet në tri mënyra të ndryshme. E para, duke iu referuar 21 janarit 1920, që sipas Bushatit i nderon shqiptarët, e dyta që kujton 21 janarin e 2006- ës kur u nda nga jeta ish- Presidenti Ibrahim Rugova, për ish- ministrin dhemb. Ndërsa për “21 janarin e tretë”, atë të 2011, që kujton protestën e madhe të PS- së në Tiranë, Bushati thotë se na turpëron për shkak se ende nuk është dhënë drejtësi për 4 protestues­it që humbën jetën aty. “21 janarët! I pari na nderon. 100- vjetori i Kongresit të Lushnjës është dëshmi e maturisë politike të njerëzve të mençur që ditën të bëhen bashkë për fatet e Shqipërisë në momente kritike. I dyti na dhemb. Pasi lidhet me ndarjen nga jeta të Ibrahim Rugovës, në 2006- ën. Personalit­etit që udhëhoqi rezistencë­n ndaj Serbisë e që ndërkombët­arizoi çështjen e Kosovës. I treti na turpëron. Sepse më 21 janar 2011, shteti vrau 4 protestues të pafajshëm dhe drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj”, shkruan Ditmir Bushati.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.