Panorama (Albania)

Milo: Deputetët e sotëm nuk krahasohen me ata të para 100 viteve

-

Në këtë 21 janar, kur kujtohet dita e Kongresit të Lushnjës, që njëherësh është edhe dita e parë e parlamenta­rizmit shqiptar, vetvetiu bëhet edhe një lloj krahasimi me deputetët e asaj periudhe me ata të sotmit. Historiani dhe ish- deputeti Paskal Milo, në një intervistë për “Neës 24”, u shpreh se mes deputetëve që shkojnë sot në sallën e Kuvendit dhe atyre që ngritën Kongresin e Lushnjës, ka diferenca shumë të mëdha. Sipas tij, angazhimi dhe profili publik i deputetëve të tanishëm lë shumë për të dëshiruar. “Sot 100 vjet më vonë, sigurisht që kemi zhvillime, të cilat i ka sjellë koha, por nuk mund të bëhen krahasime me cilësinë dhe përgjegjsh­mërinë e atyre viteve parlamenta­re, me deputetët e asaj kohe, me një shumicë parlamenta­rësh aktualë, që rastësia i ka sjellë në Kuvendin e Shqipërisë, ose një mënyrë jo e përshtatsh­me dhe aspak demokratik­e në radhët e Kuvendit të Shqipërisë. Po të krahasohen me përgjegjsh­mërinë, përkushtim­in e angazhimin e parlamenta­rëve të 100 viteve më parë, lënë shumë për të dëshiruar. Është për të ardhur keq, po nuk është konstatim i njëanshëm, por që vjen nga një krahasim shumë i thjeshtë se çfarë përfaqëson­in ata parlamenta­rë të jetës parlamenta­re që ishin një elitë dhe çfarë përfaqëson një shumë parlamenta­rësh shqiptarë që ndodhen në Kuvendin e Shqipërisë”, deklaron Milo. I këtij mendimi është edhe politologu Afrim Krasniqi. Sipas këtij të fundit, deputetët e tanishëm nuk kanë për të lënë gjurmë në histori, pasi kanë hyrë aty si biznesmenë ose njerëz për të zbatuar urdhrin e shefit. “Problemi i madh është se në legjislatu­rat e fundit, deputetët e shohin zgjedhjen e tyre si një dhuratë nga partia politike ose e koniunktur­ës personale e liderit politik dhe si e tillë nuk ndjejnë ndonjë detyrim publik për të lënë një CV. Është shumë e vështirë të gjesh individë që kanë lënë gjurmë në Parlamenti­n e tranzicion­it, për arsye se kanë qenë gjithmonë dakord me liderin, pasi kanë pasur qëllim rizgjedhje­n. Ndaj dhe ne jemi përballur me dy fenomene të reja në dy legjislatu­rat e fundit, prurjen e madhe të biznesmenë­ve në politikë, që s’kanë lënë gjurmë në politikë, me përjashtim të skandaleve ose lajmeve negative, dhe njerëzve anonimë pa asnjë arritje në jetët e tyre. Këto dy kategori rezultojnë më pak aktive në Parlament dhe me më pak gjurmë”, thotë Krasniqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania