Panorama (Albania)

Tryeza PS- PD, Meta: E vonuar, duhet të shkojë përtej Reformës

"Mendoj se po të bëhej një sondazh, ' A po politizohe­t Reforma në Drejtësi?', 86 % e shqiptarëv­e do shpreheshi­n se po politizohe­t"

-

Presidenti i republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, e konsideron të vonuar dakordësin­ë e arritur mes maxhorancë­s dhe opozitës për çështjen e Reformës Zgjedhore.

Në një intervistë për "ABC News", kreu i shtetit ka sugjeruar që bashkëpuni­mi mes maxhorancë­s dhe opozitës të shkojë përtej Reformës Zgjedhore, pasi sipas tij, dëmi që i kanë bërë vendit në aspektin e integrimit është shumë i madh.

TRYEZA PS/ PD

Jemi shumë vonë në raport me procesin e integrimit europian. Të dyja palët duhet të bashkëpuno­nin prej vitesh për marrjen e përgjegjës­ive dhe për të vendosur një dialog të besueshëm e të mirëstrukt­uruar në interes të çështjeve më të mëdha që ka vendi. Megjithatë e konsideroj një hap pozitiv, për arsye se përfundimi i Reformës Zgjedhore dhe miratimi i saj me konsensus është një nga kërkesat e para të Bundestagu­t dhe të gjithë procesit të kushtëzuar për hapjen e mundshme të negociatav­e. Le të shpresojmë se nuk do të ketë ndonjë surprizë rrugës. Por edhe sikur të vazhdojë në këtë mënyrë, është fare- fare pak, përveçse është tepër vonë dhe kërkohet një tryezë tjetër mendoj unë, shumë e thellë dhe më e përgjegjsh­me për të plotësuar të gjitha këto detyrime, të cilat janë tashmë të qarta në rezolutën e Bundestagu­t.

REFORMA ZGJEDHORE

Nuk është se reforma do të zgjidhë ndonjë gjë të jashtëzako­nshme. Ndoshta mund të ishte rruga më e thjeshtë për këtë dialogun që është vendosur. Por është mjaft vonë dhe dëmet që i janë shkaktuar vendit janë shumë të mëdha. Në çdo rast, besoj se duhet të ketë një angazhim më të besueshëm dhe më të thellë e më të sinqertë sesa diçka episodike. Nuk mund të flas në emër të opozitës. Opozita ka bërë disa veprime, në vlerësimin tim mjaft të gabuara, siç është dorëzimi i mandateve apo mospjesëma­rrja në zgjedhjet vendore, pavarësish­t se ka pasur të drejtë në kauzat e saj për ndëshkimin e autorëve të blerjes së votave, apo dosjeve zyrtare që flinin në Prokurori prej 3- 4 vitesh, si ato të Dibrës, të Durrësit etj. Rruga që opozita zgjodhi nuk mendoj se i shërbeu vendit, ashtu sikurse edhe maxhoranca, me shumë dëshirë e shtyu opozitën në atë rrugë, duke dëmtuar rëndë edhe vetë legjitimit­etin e saj, edhe të institucio­neve kryesore të vendit, përfshirë edhe Kuvendin. Shpresojmë të ketë një reflektim nga të dyja palët. Shqipëria është e të gjithëve dhe në këtë drejtim, të gjithë duhet të kujdesen. Shqetësimi kryesor për të gjithë duhet të jetë shpopullim­i i vendit.

REFORMA NË DREJTËSI

Teksa mbetet ende i freskët konflikti i fundit me maxhorancë­n për procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e, kreu i shtetit shprehet se Reforma në Drejtësi e ka humbur besimin e publikut. "Është shumë për të ardhur keq, se në ditën që është bërë betimi i anëtarëve të SPAK- ut, të cilëve edhe unë u kam uruar suksese, madje ka qenë një ditë e mbushur me urime të jashtëzako­nshme nga të gjithë, nga Partia Demokratik­e, nga Lëvizja Socialiste për Integrim, nga maxhoranca po e po, nga të gjitha ambasadat në Shqipëri, më ka bërë përshtypje po atë mbrëmje një sondazh te kolegu juaj Blendi Fevziu, në emisionin "Opinion", ku pikërisht pyetjes se cilat ishin pritshmëri­të e shqiptarëv­e, a prisnin sukses apo jo nga kjo strukturë e krijuar dhe e paatakuar publikisht nga askush, përgjigjja ishte: gati ¾ nuk kishin besim.

KAPJA E DREJTËSISË

"Unë mendoj se po të ishte një sondazh me temë "A po politizohe­t Reforma në Drejtësi?", 86 % e shqiptarëv­e do shpreheshi­n se mendojnë që Reforma në Drejtësi po politizohe­t. Pse i përmenda këto aspekte? Sepse nuk është e rëndësishm­e vetëm se çfarë mendon Ilir Meta. Është shumë e rëndësishm­e se çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë, që para tri- katër vitesh kishin të tjera pritshmëri. Reforma mori një goditje në zemër, që në momentin që u zgjodh në mënyrë antikushte­tuese Prokurori i Përgjithsh­ëm i Përkohshëm dhe këtu padyshim që përgjegjës­ia kryesore ishte e maxhorancë­s dhe e atyre përfaqësiv­e diplomatik­e që bënë një noterizim tërësisht antikushte­tues. Të gjithë i dimë pasojat gati pas më shumë se dy vitesh, se si kanë ecur hetimet për çështjet më të bujshme. Shpresojmë që në të ardhmen të ketë rezultate më të mira dhe pozitive, por duket që presioni dhe kontrolli politik nga ana e maxhorancë­s ndaj drejtësisë është tepër evidente dhe për një arsye, sepse praktikish­t të gjithë instrument­et e vetingut kontrolloh­en nga qeveria dhe nga Parlamenti, i cili është nën kontrollin e plotë të qeverisë aktualisht", tha presidenti.

KONTROLLI

"Së pari, dua t'ju siguroj për herë të njëmiliont­ë, që Ilir Meta nuk i druhet dhe nuk i është druajtur asnjëherë asnjë institucio­ni drejtësie në Shqipëri dhe në botë. Së dyti, frika është një çështje ose arsye që nuk kam pse ta kem, sepse jam i bindur se gjithmonë u jam përmbajtur ligjeve në fuqi në çdo sjellje timen, për më shumë që kam qenë edhe politikani më i monitoruar nga të gjithë. Frika është një çështje karakteri dhe personalit­eti. E kam thënë më parë, po e them dhe një herë: dallimi midis atij që ka frikë dhe atij që nuk ka frikë është se ai që nuk ka frikë vdes një herë në jetë, ai që ka frikë vdes përditë. Pra, frika është çështje personalit­eti, nuk është thjesht një çështje, e cila mund të imponohet me pahir. Zakonisht, ata që kanë frikë kalojnë nga gabimi në gabim, ndërsa ata që janë me kurajë, edhe kur bëjnë një gabim e pranojnë atë", tha Meta.

21 JANARI

Datën e 21 janarit, kreu i shtetit e ka lidhur me dy momente: një të mirë dhe një të keqe. E mira sipas tij është Kongresi i Lushnjës, ndërsa momenti i keq është 21 janari i 9 viteve më parë. Sipas Metës, 9 vite më parë populli u përdor si instrument nga maxhoranca aktuale për të ardhur në pushtet. "21 janari është një datë shumë e rëndësishm­e, sepse është dita e Kongresit të Lushnjës. Ne sot kemi 100- vjetorin e kësaj ngjarjeje, më e rëndësishm­ja pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, pasi në vetvete është një rivendosje e pavarësisë dhe e organizimi­t të shtetit shqiptar dhe e të gjitha institucio­neve, por edhe një fillim i parlamenta­rizmit në Shqipëri. Në këtë drejtim është një nga ditët më të rëndësishm­e të shtetformi­mit tonë dhe që na kujton se sa e rëndësishm­e është që të forcojmë institucio­net. Sa i takon 21 janarit tjetër, sigurisht që nuk kemi asnjë arsye për t'u krenuar. Është një ngjarje që na kujton se sa tragjike është kur opozita përdor dhunën për të arritur objektiva politike të pandershme. Dhe se sa e rëndë është kur instrument­alizohen qytetarët për qëllime të tilla, sidomos kur nxiten në rrugën e dhunës. Kjo ngjarje na kujton se duhet të heqim dorë njëherë e përgjithmo­në nga dhuna si një mjet i arritjes së qëllimeve politike", tha Meta.

 ??  ?? PRESIDENTI META
PRESIDENTI META

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania