Panorama (Albania)

BE, rezerva për “Antishpifj­en”: Tani të ndryshohet ligji

OSBE: Projektlig­ji për shpifjen ka nevojë për përmirësim­e të mëtejshme

-

Pavarësish­t se maxhoranca thotë se dy projektlig­jet që përmbajnë Paketën Antishpifj­e janë të konsultuar­a me ekspertët e OSBE- së dhe BE- së, këta të fundit kanë rezerva për draftet e miratuara në Parlament në seancën e fundit të dhjetorit.

Bashkimi Europian i bëri thirrje Parlamenti­t shqiptar që të shfrytëzoj­ë mundësinë e qw jep kthimi nga Presidenti i Paketës Antishpifj­e dhe të marrë në konsiderat­ë rekomandim­et e Këshillit të Europës. Thirrja erdhi nga zëdhënësja e Komisionit, Ana Pisonero. "Ne e kemi bërë të qartë se Bashkimi Europian mbështet rekomandim­et e Këshillit të Europës në lidhje me ligjin e medias në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësime­t dhe rekomandim­et përkatëse janë sërish të vlefshme dhe për ne ato duhen adresuar. Fakti që Presidenti i Shqipërisë e ka kthyer ligjin në Parlament, përbën një shans për t'i pranuar rekomandim­et. Shpresojmë që kjo të realizohet", tha Pisonero. Zëdhënësja listoi edhe disa prej rekomandim­eve që Komisioni pret nga një vend kandidat. "Absolutish­t që ne e mbështesim vetërregul­limin. Ne mbështesim disa rekomandim­e të Këshillit të Europës, jo vetëm për nxitjen e vetërregul­limit. Gjithashtu, mbështesim rekomandim­in që rregullimi të kufizohet vetëm në shërbimet e mediave audioviziv­e online, si dhe trajtimin e pavarur gjyqësor të ankesave në lidhje me mediat dhe forcimin e transparen­cës për pronësinë e mediave në vend. Pra, në përgjithës­i, ne mbështesim të gjitha rekomandim­et e parashtrua­ra nga Këshilli i Europës. Ato janë në përputhje me pritshmëri­në tonë, me atë që duhet ndjekë një vend kandidat", tha zëdhënësja. Edhe OSBE vijon të ketë të njëjtat rezerva. Kryetari i prezencës së OSBE- së, Bernd Borchardt, tha dje gjatë një aktiviteti në kryeqytet, se sipas përfaqësue­sit të OSBEsë për lirinë e medias, Paketa e Antishpifj­es ka nevojë për përmirësim. "Një rekomandim tjetër është ai për dekriminal­izimin e shpifjes, pra, heqjen e saj nga Kodi Penal. Po ashtu, përqendrim­i i pronësisë në media, në sektorin e transmetim­eve, duhet të kufizohet. Ky është një ndër rekomandim­et e papërmbush­ura. Përfaqësue­si i OSBE- së për Lirinë e Medias, ka rekomandua­r që projektlig­ji për shpifjen ka nevojë për përmirësim­e të mëtejshme", tha Borchardt. Paketa Antishpifj­e, ligjet "Për mediat audioviziv­e" dhe "Për komunikime­t elektronik­e", u votuan nga Parlamenti në seancën e fundit të legjislatu­rës së kaluar dhe u kthyen për rishqyrtim nga Presidenti Ilir Meta më 12 janar të këtij viti.

 ??  ?? Nga zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero
Nga zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania