Panorama (Albania)

Kreu i KLP sugjeron ndryshime në ligj: SPAK të fokusohet te funksionar­ët

Drejtuesi i SPAK: Kemi nisur hetimet, duke u fokusuar në çështjet më të rëndësishm­e. Rivendosëm kontaktet me ndërkombët­arët

- BLEONA METUSHI

Gjatë zhvillimit të konferencë­s rajonale "Hetimi financiar i korrupsion­it në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut", kreu i Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, Gent Ibrahimi, u shpreh se duhet të rishikohet legjislaci­oni për kompetenca­t e Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion.

Sipas Ibrahimit, duhet të rishikohet pasi Struktura e Posaçme nuk mund të merret me çështje "banale të korrupsion­it", nëse kërkohet që të japë rezultate në luftën kundër korrupsion­it në nivele të larta. "Çfarë heton SPAK? Ka një përqendrim tek ato vepra që janë të rëndësishm­e, krimi i organizuar dhe korrupsion­i. Prokuroria e Posaçme do të jetë e detyruar të hetojë edhe çështjen më banale të korrupsion­it, deri në nivelin e lartë të zyrtarëve dhe politikës. Në rast se ne presim rezultate në luftën kundër korrupsion­it, portofoli i juridiksio­nit duhet të jetë i fokusuar te funksionar­ët që kanë peshë, nuk është zgjidhja më e mirë, por edhe mund të rishikohet në të ardhmen për sa i përket juridiksio­nit. Është e domosdoshm­e që portofoli të jetë më i reduktuar dhe të jetë i orientuar ndaj atyre funksionar­ëve që kanë peshë. Kjo edhe mund të rishikohet në të ardhmen", tha Ibrahimi. Nga ana tjetër, kreu i Prokuroris­ë së Posaçme, teksa foli për punën njëmujore të kësaj Prokurorie, kërkoi shtimin e saj me dy prokurorë pasi ka ngarkesë të lartë.

FINANCIMI

Gjatë fjalës së tij, Gent Ibrahimi tha gjithashtu se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Struktura e Posaçme Antikorrup­sion janë nënfinancu­ar. Sipas kreut të KLP- së, pa mbështetje financiare nuk mund të ketë rezultate. "KLP- ja është një organ kolegjial, që futet në zemër të Prokuroris­ë, një organ që priret që të jetë e mbyllur, natyra është e tillë. Jemi nënfinancu­ar në mënyrë dramatike ne dhe SPAK- u. Nuk mund të ketë rezultate pa mbështetje financiare", tha ai.

SPAK

Kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion ( SPAK), Arben Kraja, gjatë fjalës së tij në konferencë­n e djeshme tha se gjatë këtij muaji, ata janë munduar ta kapin "situatën në dorë" dhe të administro­jnë punën e lënë nga Krimet dhe ato të ardhura nga Prokurorit­ë e rretheve. Kraja tha se kanë vendosur kontakte me partnerët e huaj dhe janë një sërë hetimesh që po kryhen për llogari të partnerëve. Më tej, drejtuesi i SPAK- ut shprehu shqetësim edhe për ngarkesën dhe tha se janë fokusuar fillimisht në çështjet e rëndësishm­e. "U bë një muaj që SPAK është funksional­e në Shqipëri, nga data 20 dhjetor, një periudhe ' lufte' për ne që kemi shkuar atje për të kapur situatën në dorë, për të marrë në administri­m të procedimit penal të trashëguar­a nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe të ardhura nga prokurorit­ë e tjera. Për të krijuar administra­tën, për të nisur dhe për të punuar njëkohësis­ht dhe për të hartuar një numër të madh aktesh administra­tive në aspektin e krijimit dhe funksionim­it të strukturës pasi është strukturë e re, ndryshe nga Gjykata që administro­nte administra­tën e Gjykatës ekzistuese. Aktualisht, Prokuroria ka 8 të emëruar dhe dy të caktuar përkohësis­ht. Meqenëse e kam kryetarin e Këshillit, gjej rastin t'i bëj thirrje që të vazhdojë procedurën e emërimit të dy vendeve që kanë mbetur bosh, nga numri 15 i miratuar nga Këshilli sepse me të vërtetë e kemi të nevojshme. Kemi nisur hetimet duke u fokusuar në çështjet më të rëndësishm­e. Kemi rivendosur kontaktet me partnerët ndërkombët­arë për çështje që vazhdojnë të hetohen. Janë disa hetime të përbashkët­a që bëhen për llogari të autoritete­ve të huaja. Ndërkohë kemi miratuar paketën e plotë të akteve nënligjore për zgjedhjen e drejtorit dhe anëtarëve të Byrosë së Hetimit. Ne aktualisht kemi prokurorë, por nuk kemi hetuesit. Kanë nisur aplikimet. Shpresojmë që deri në datën 30 të kemi një numër sa më të madh kandidatës­h, që më pas të mund të zgjedhim më të mirin dhe profesioni­stin", tha Arben Kraja.

 ??  ?? Kreu i KLP, Gent Ibrahimi
Kreu i KLP, Gent Ibrahimi
 ??  ?? Kreu i SPAK, Arben Kraja
Kreu i SPAK, Arben Kraja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania