PD: Goditja finale e Reformës në Drejtësi

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Goditje finale për Reformën në Drejtësi, kështu u konsiderua zgjedhja e Artur Metanit si Inspektor i Lartë i Drejtësisë nga Partia Demokratik­e. Gjatë ditës së djeshme, sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirimi Gjata, tha se "Parlamenti emëroi në krye të një prej institucio­neve më të rëndësishm­e të organeve të drejtësisë, Inspektora­tit të Lartë të Drejtësisë, shërbëtori­n, vartësin e Kryeminist­rit, Artur Metanin, vëllain e deputetes ish- ministre, duke shënuar kapjen edhe të një institucio­ni tjetër të drejtësisë". Gjata shtoi se ky emërim është në kundërshti­m me ligjin dhe Kushtetutë­n e Republikës. "Kjo shkelje e rëndë ka filluar që nga kualifikim­i i paligjshëm i kandidatur­ës së Metanit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, të kontrollua­r nga shërbëtori Ardian Dvoran", tha dje Çlirim Gjata.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.