Katër shkeljet e konstatuar­a në shoqërimin e Dritan Dajtit

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Në kallëzimin e bërë në Prokurori, SHKBB shkruan se nga verifikime­t është konstatuar se nuk është bërë një vlerësim i situatës para se të ndërmerrej shoqërimi i të dënuarit. Nuk ka funksionua­r ndarja e informacio­nit mes sektorëve të ndryshëm dhe më pas të bëhej njoftim tek eprorët. Gjithashtu, problem është konsiderua­r edhe komunikimi me telefon për lëvizjen e të dënuarit. "Mosvlerësi­mi si duhet i situatës. Mosbërja e një vlerësimi të mirëfilltë risku, në përputhje e përshtatje me vendndodhj­en e klinikave. Nuk ka funksionua­r dhënia dhe marrja e informacio­nit, si dhe korrespond­enca midis sektorëve ku të arrihej në një konkluzion të përbashkët, për të cilin të informohes­hin strukturat eprore. Njoftimi i lëvizjes së të dënuarit nga salla e informacio­nit drejtuar eprorëve është bërë me sms, një sjellje rutinë e cila humbi rëndësinë e rastit", shkruhet në kallëzim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.