Panorama (Albania)

Ardi Veliu urdhëron policët: Asnjë celular gjatë shërbimit!

“Dorëzoni telefonat në komisariat­e, po dekonspiro­ni ngjarjet”

- TIRANË

“Duhet fituar beteja me opinionin publik, në mënyrë që qytetarët të qetësohen dhe jo të shqetësohe­n çdo ditë e më shumë nga krimet që pasqyrohen nëpër televizion­e”.

Ky ishte një ndër objektivat e Policisë së Shtetit në vitin 2013, që në njëfarë mënyre edhe u arrit, duke reklamuar përballë publikut një Polici gjithmonë në luftë me krimin, që arrinte rezultate mbresëlënë­se, me fushata aksionesh dhe krime që u fshiheshin me sukses syve të publikut. Herë pas here ishte media ajo që dëmtonte fasadën e bukur të krijuar nga Policia dhe që jo rrallë shpallej “armike” e Policisë. Në 7 vjet, drejtuesit e Policisë e ministrat e Brendshëm kanë firmosur shumë urdhra të brendshëm për të ndaluar komunikimi­n me mediat, që në fakt edhe këto urdhra kanë përfunduar duke u bërë publike po në media. Edhe pse kanë kaluar gati 7 vite që kur një ish- drejtues Policie urdhëronte punonjësit e Policisë që të mos kishin asnjë komunikim me mediat, duket se situata është ende e njëjtë. Pas çdo krimi të rëndë, ministri dhe Drejtori i Përgjithsh­ëm japin urdhra e paralajmër­ojnë policët duke u faturuar “fajin” për moskapjen e autorëve, me arsyetimin se bashkëpuno­jnë me gazetarët. Urdhri më i fundit vjen 5 ditë pasi në Tiranë ndodhën tri krime të rënda. Një 48- vjeçar u mor peng në Kamzë dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhj­en e tij, një çift bashkëshor­tësh u sulmuan nga grabitësit brenda shtëpisë së tyre dhe mbetën të plagosur rëndë dhe një 28vjeçar u ekzekutua në një prej zonave më të populluara të kryeqyteti­t. Policia pretendon se të dyja ngjarjet janë të zbardhura, por autorët nuk kapen pasi aksionet e Policisë dekonspiro­hen. Për këtë arsye, Ardi Veliu ka urdhëruar dje të gjithë punonjësit e Policisë që të mos mbajnë celularë me vete gjatë kohës që janë në shërbim. Drejtori i Përgjithsh­ëm detyron policët që t’i dorëzojnë telefonat në komisariat­et apo drejtoritë përkatëse dhe më pas të vijojnë shërbimin. Në këtë formë, duket se kthehen në përdorim radiot e Policisë, që prej shumë vitesh shiheshin shumë rrallë në duart e oficerëve të Policisë. E me sa duket, teoria që urdhri i dytë anulon të parin, vlen edhe për këtë rast. Pasi urdhri i mëparshëm i Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë detyronte efektivët që të mos e fiknin në asnjë moment celularin me numrin “41”, numri serial i Policisë së Shtetit dhe Prokuroris­ë.

 ??  ?? Ardi Veliu, drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë
Ardi Veliu, drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania