Panorama (Albania)

Ekzekutimi i 28- vjeçarit, dyshohet se u nxor në pritë, një në kërkim

U ushtrua kontroll në banesën e shtetasit N. D., i njohur i viktimës, dhe nuk u gjet. Identifiko­het edhe një automjet që u fiksua nga kamerat

-

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një të dyshuar për ekzekutimi­n e 28vjeçarit Vilson Tafçiu, mbrëmjen e së hënës në zonën e “Astirit”.

Burime nga grupi hetimor thanë se i dyshuari është shtetasi me inicialet N. D., i cili ka njohje me viktimën. Identifiki­mi i tij si i dyshuar është bërë nga deklarimet e dëshmitarë­ve, por edhe këqyrja e kamerave të sigurisë, që po ashtu kanë fiksuar edhe një automjet, i cili është larguar me shpejtësi nga vendngjarj­a menjëherë pas vrasjes. Të njëjtat burime thanë se është ushtruar kontroll në banesën e këtij personi, por ai nuk është gjetur aty, gjë që ka shtuar edhe më shumë dyshimet e Policisë për përfshirje­n e tij në krim. Megjithatë, ende nuk është saktësuar nëse shtetasi N. D. është personi që ka nxjerrë në pritë 28- vjeçarin Tafçiu apo ai që e ka qëlluar. Grupi hetimor ka dyshime se vrasja e të riut nga Dibra mund të ketë ndodhur për shkak të prishjes së ndonjë pazari nga shitja e lëndëve narkotike, aktivitet për të cilin ai ishte dënuar në Francë, por që ka dyshime se mund ta ketë vazhduar edhe pas deportimit në Shqipëri, ndonëse nuk ka qenë i proceduar dhe as në hetim në lidhje me këtë aktivitet të jashtëligj­shëm. Rreth orës 20: 45 të së hënës, Vilson Tafçiu ka qenë duke pirë kafe me dy vajza në një prej lokaleve më të frekuentua­ra në zonën e “Astirit”, në Unazën e Re, në Tiranë. Në atë kohë, brenda lokalit është futur një person, i cili është drejtuar te tavolina dhe i ka kërkuar 28- vjeçarit që të dilte për pak sekonda jashtë me të, pasi do të sqaronte diçka. Të paktën siç kanë deklaruar dy vajzat që e kanë parë personin e dyshuar, nga mënyra sesi kanë komunikuar dy të rinjtë, dukej që kishte një njohje të mëparshme mes tyre. Tafçiu është ngritur nga tavolina dhe ka dalë jashtë bashkë me personin që e kërkoi. Të dy kanë kaluar në anë të lokalit, pranë një rrugice dhe brenda pak sekondash ai është qëlluar me armë zjarri. Askush nuk ka qenë në gjendje mbrëmjen e djeshme që të tregojë se cilin drejtim kanë marrë autorët, pasi ndodhi vrasja.

Një person me origjinë nga Skrapari është shpallur në kërkim Policor, pasi dyshohet se mund të ketë dijeni për ngjarjen, por njëkohësis­ht është edhe person i dyshuar për plagosjen e çiftit Laze në Allias, gjatë tentativës për grabitje në shtëpinë e tyre. Burime nga Policia thanë se gjeneralit­etet dhe fotografia e shtetasin me inicialet A. B., u është shpërndarë të gjitha Komisariat­eve në Tiranë, por edhe në disa qytete të tjera, në mënyrë që të bëhet shoqërimi i tij në momentin e parë që të konstatohe­t. Të nesërmen pas ngjarjes, burime nga grupi hetimor thanë se nuk përjashtoh­et mundësia që autorët e ngjarjes të kenë qenë persona që e kanë njohur mirë banesën e familjes Laze, por nga ana tjetër edhe lëvizjet e tij. Madje, ka dyshime se ata mund të kenë marrë informacio­ne nga persona të brendshëm të familjes, nga personat e punësuar apo edhe të afërm të tyre. Për këtë arsye, Policia ka shoqëruar disa prej tyre, duke u marrë dëshmitë në lidhje me ngjarjen, edhe si persona të dyshuar. Familja Laze jetonte në katin e dytë të banesës ku ndodhi ngjarja, ndërsa kati i parë përdorej si punishte brumi, duke qenë se ata kishin në pronësi disa furra buke. Pjesa e pasme e banesës nga ku çifti hynte në shtëpi, ndryshe nga pjesa e përparme ku ndodhej dhe biznesi, nuk ka pasur kamera dhe këto të dhëna janë ditur nga autorët. Sipas grupit hetimor, kjo përforcon dyshimet se grabitësit kanë pasur informacio­ne të sakta për familjen dhe banesën. Petrit dhe Afërdita Laze nuk kanë pasur mundësi të përleshen me grabitësit, pasi të gjendur në befasi ata kanë qëlluar menjëherë sapo janë përballur me çiftin, fillimisht Petritin e më pas Afërditën, në korridor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania