Panorama (Albania)

Plagos me kaçavidë 37- vjeçarin, pranga autorit të dyshuar

-

TIRANE – Pak minuta para se të ndodhte vrasja mbrëmjen e së hënës në Tiranë, në bllokun e pallateve që ndodhet pranë mbikalimit të Kamzës, u plagos duke u goditur me kaçavidë një 37- vjeçar. Shërbimet e Komisariat­it nr. 3 që mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, arritën të identifiko­jnë dhe të arrestojnë autorin e dyshuar. Burimet thanë se i dyshuari, Adriano Hamiti, 19 vjeç, ka pranuar krimin, duke pohuar se i dëmtuari, me të cilin kishte lidhje krushqie, e ofendonte herë pas here dhe për këtë arsye e ka goditur pas një debati të momentit. Nga ana tjetër, i plagosuri, Ilir Ziu, 37 vjeç, i cili ka qenë i dënuar më parë për plagosje, mësohet se e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës. “Nga specialist­ët për hetimin e krimit në Komisariat­in e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 19 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, te shinat e trenit, rreth orës 20: 05 të mbrëmjes së datës 20.01.2020, për motive të dobëta ka goditur disa herë me një mjet shpues e prerës shtetasin I. Z., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarj­e dhe pas rreth dy orë kërkimesh dhe kontrolles­h në zonë, bënë të mundur gjetjen, kapjen dhe arrestimin e 19- vjeçarit. Materialet do t’i kalojnë Prokuroris­ë, për veprën ‘ Plagosje e rëndë me dashje’”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania