Panorama (Albania)

Librazhd, humb jetën një foshnjë 3 muajshe

Dëshmitarj­a: Ishim në market, po blinim qumësht, e gjetëm të pajetë

-

Një foshnjë rreth 3 muajshe është gjetur e pajetë ditën e djeshme në banesë nga nëna e saj, Sote Ozuni. Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e Librazhdit, ku, sipas deklarimev­e të dhëna në Polici, nëna është larguar nga banesa për pak kohë në dyqan për të blerë qumësht për foshnjën e saj. Ajo është shprehur se kur ka shkuar në banesë, ka parë që fëmija nuk po reagonte. Pas kësaj, ajo ka kërkuar ndihmën e fqinjëve, të cilët e kanë dërguar fëmijën në spital. Fatkeqësis­ht, mjekët nuk kanë mundur të ndërhyjnë, pasi bebja ka qenë e pajetë. Sakaq mësohet se foshnjës do t'i bëhet ekspertiza mjekoligjo­re për të zbuluar edhe shkakun e vdekjes së saj. Por sa i takon nënës së bebit, Sote Ozuni, nuk është rasti i parë që i ndodhin aksidente të tilla tragjike. Pak vite më parë, asaj i ka vdekur aksidental­isht një vajzë e mitur. Ndërsa në muajin qershor të këtij viti, djali i saj rreth 4 vjeç u hodh nga dritarja. Asokohe u tha se ai ishte mbyllur brenda me çelës nga nëna e tij. Djali, pasi ka qëndruar disa orë vetëm, ka kërkuar praninë e nënës. Pas kësaj, ai ka dalë në dritare duke thërritur nënën, ku edhe ra nga lartësia. Fatmirësis­ht, fëmija nuk pësoi dëmtime. Sote Ozuni është divorcuar nga bashkëshor­ti i saj dhe përpiqet që të rrisë fëmijën me mënyra të ndryshme.

DËSHMITARË­T: NËNA U LARGUA PËR 6- 8 ORË

Lidhur me ngjarjen e rëndë, janë marrë edhe dëshmitë e personave që kanë qenë fqinjë me nënën e Sote Ozunin. Ata janë shprehur se nëna e ka braktisur fëmijën e saj për rreth gjashtë ose tetë orë, pasi ka dalë në qytetin e Librazhdit. Ndërsa një grua tjetër që banon afër me nënën e foshnjës, është shprehur se Sote Ozuni kishte dalë nga shtëpia për të blerë qumësht për fëmijën e saj të vogël. Kur është kthyer në shtëpi, është shprehur dëshmitarj­a, fëmija është gjetur pa shenja jete. "Unë nuk e di, ajo bëri vaksinat pardje. Vajtëm në shtëpi t'i jepte gji, goca ishte pa jetë. Unë e kam rritur vetë atë gocë. Ishim në supermarke­t, bleu dy tasa për ushqimin, qumësht gocës. Kaq ishte moj bijë, si të ikte fëmija aq shpejt. E ka zënë sëmundja e tokës ose i ndikuan vaksinat", është shprehur ajo.

 ??  ?? Banesa ku ndodhi ngjarja
Banesa ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania