Panorama (Albania)

Abuzoi me të miturën, Gjykata lë në burg 60- vjeçarin

Nxënësit e shkollës në Lezhë denoncuan rastin e rëndë

- ELVIS HILA

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 60vjeçarin me iniciale V. N., i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualish­t dhe ka kryer edhe marrëdhëni­e me një vajzë të mitur me aftësi të kufizuara.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura ditën e djeshme, mësohet se i moshuari i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Por, edhe pse nuk është faktuar ende nëse është abuzuar seksualish­t me 14- vjeçaren, në bazë të provave të paraqitura nga prokurori Erjon Shehaj, Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij dhe vendosi masën e sigurisë "Arrest në burg" pa afat. Sipas të dhënave kanë qenë nxënësit e shkollës që kanë vërejtur fillimisht se vajza nuk hipte në furgonin e shkollës, por në një makinë. Ndërsa mësuesit kishin konstatuar disa mungesa në mësim dhe sjellje të çuditshme të vajzës. Kësisoj, personeli i shkollës ka vendosur të njoftojë Policinë dhe e mitura është ndjekur nga oficerë, që konstatuan se i moshuari e mori në makinë.

Ata e ndoqën dhe e arrestuan të premten e javës së kaluar në flagrancë në gjendje të dehur. Ndaj 60- vjeçarit janë ngritur akuzat "Marrëdhëni­e seksuale me persona të pazotë për t'u mbrojtur", "Vepra të turpshme" dhe "Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur".

Abuzimet me vajza që kanë probleme të shëndetit mendor janë ngjarje të përsëritur­a në Lezhë. Pak kohë më parë, tri motra kanë rënë pre e abuzimeve seksuale, madje kanë sjellë në jetë dhe fëmijë.

ABUZIMI

Në lidhje me rastin, Policia kishte marrë informacio­n më parë në rrugë operative dhe prej disa ditësh 60vjeçari po vëzhgohej nga specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Lezhë. Në momentin e ndalimit, ai është kapur sapo ishte takuar me të miturën me aftësi të kufizuara. Policia e Lezhës njoftoi pak ditë më parë se materialet procedural­e i kaloi pranë Prokuroris­ë së Krujës për veprën penale "Marrëdhëni­e seksuale me persona të pazotë për t'u mbrojtur", "Vepra të turpshme" dhe "Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur". Denoncimi i këtij rasti është bërë edhe nga vetë bashkëshor­tja e 60- vjeçarit të akuzuar në këtë rast. Ajo dyshohet se ka vënë re lëvizje të dyshimta të bashkëshor­tit të saj ndaj vajzës që është vetëm 14 vjeçe, çka ka sjellë më pas edhe denoncimin në Polici. Ndërkohë, vajza e mitur mësohet se shkonte në shkollë çdo ditë. Veprimet abuzuese të të arrestuari­t, sipas informacio­neve, kanë qenë të dukshme në fshatin ku ata banonin, gjatë momenteve kur e mitura shkonte për në shkollë.

 ??  ?? Gjykata e Lezhës
Gjykata e Lezhës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania