Panorama (Albania)

Trump: Marrëveshj­a Kosovë- Serbi, një tjetër fitore

BE e mësoi nga mediat, marrëveshj­a “eliminon” taksën e Haradinajt

-

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar personalis­ht pas arritjes së marrëveshj­es për rikthimin e linjës së fluturimev­e mes Kosovës dhe Serbisë, për herë të parë pas 21 vitesh. Këtë sukses ai ia ka atribuuar administra­tës që udhëheq. “Të gjithë thanë se nuk mund të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë, do të ketë fluturime direkte mes Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Falënderim­e për ambasadori­n Robert O’Brien dhe ambasadori­n Richard Grenell”, ka shkruar Trump në “Twitter”. Marrëveshj­a për fluturime direkte u nënshkrua të hënën në Berlin, pas ndërmjetës­imit amerikan. Richard Grenell, emisari i Presidenti­t të SHBA- së në bisedimet Kosovë– Serbi, ia ka dalë t’i shtyjë të dyja shtetet drejt një marrëveshj­eje për hapjen e një linje ajrore, për herë të parë pas 21 vitesh. Marrëveshj­a është përshëndet­ur në Kosovë dhe rajon. Grenell ia ka atribuuar suksesin Presidenti­t Donald Trump. “Presidenti Donald Trump edhe një herë na çoi në një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot nënshkruan një marrëveshj­e për fluturimet e para direkte midis Prishtinës dhe Beogradit pas 21 vitesh. Faleminder­it ‘ Lufthansa’, NATO, Robert C. O’Brien dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Grenell, i cili më 23 janar do të vizitojë Kosovën. Marrëveshj­a u arrit në kryeqyteti­n gjerman ku janë duke qëndruar zyrtarë të lartë të administra­tës amerikane në Konferencë­n për Libinë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltar­in për Siguri Kombëtare të Presidenti­t Trump, Robert O’Brien. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, përmes një postimi në “Twitter”, tha se Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për këtë marrëveshj­e. Sipas tij, ky është vetëm fillimi i një të ardhmeje të ndritur për kosovarët dhe serbët. “Presidenti

Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për ta arritur këtë marrëveshj­e, që është vetëm fillimi i një të ardhmeje të ndritur për shokët tanë në Kosovë dhe Serbi. Ky hap është një fitore për regjionin. Faleminder­it ambasadori­t Grenell për lidershipi­n e tij”, ka shkruar Kosnett. BE E MËSOI NGA MEDIAT Bashkimi Europian ( BE), i cili ndërmjetës­on dialogun mes Kosovës e Serbisë për normalizim të marrëdhëni­eve, nuk ka qenë i përfshirë në procesin e rikthimit të fluturimev­e mes Kosovës e Serbisë. Sipas “Europa e Lirë”, burime të mirinformu­ara brenda institucio­neve europiane kanë konfirmuar se zyrtarët europianë kanë mësuar përmes mediave për këtë marrëveshj­e dhe janë befasuar nga informacio­ni. Të hënën, një ditë pas nënshkrimi­t të marrëveshj­es, zëdhënësi i shefit të diplomacis­ë europiane, Peter Stano, bëri një koment të shkurtër për natyrën “komerciale” të kësaj marrëveshj­eje, por vetëm duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në një konferencë të përditshme për shtyp. Stano, që është zëdhënës i përfaqësue­sit të lartë të BE- së, Joseph Borell, i cili në shumë raste ka deklaruar se do të angazhohet personalis­ht në dialogun mes Kosovës e Serbisë, e ka vlerësuar marrëveshj­en si “sinjal pozitiv”. “BE- ja mbështet të gjitha lidhjet në rajon që forcojnë komunikimi­n e njerëzve mes Serbisë e Kosovës. Kjo është një prej mënyrave si të përparohet drejt normalizim­it të marrëdhëni­eve mes Beogradit e Prishtinës”, deklaroi Stano, duke shtuar se hapja e linjës komerciale nuk do të ndikojë apo ndryshojë qëndrimin e BE- së ndaj statusit të Kosovës. MARRËVESHJ­A “HEQ” TAKSËN NDAJ SERBISË “Gazeta Express” e ka siguruar të plotë dokumentin për fluturimet, që obligon Kosovën të heqë taksën ndaj Serbisë të vendosur nga Kryeminist­ri Haradinaj në nëntor të vitit 2018. Dokumenti, i cili nga ana kosovare në ceremoninë në Berlin është nënshkruar nga zyrtari i Autoriteti­t të Aviacionit Civil të Kosovës, përveç firmës së Grupit “Lufthansa”, mban edhe firmat e Aeroportit të Prishtinës dhe Komandanti­t të KFOR- it, thekson se lëvizja në relacionin Prishtinë - Beograd do të realizohet në përputhje me marrëveshj­en e arritur në Bruksel të njohur si IBM, që siguron lëvizje vetëm me letërnjoft­ime. “Marrëveshj­et për Lirinë e Lëvizjes dhe Marrëveshj­a për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të arritura gjatë dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, do të zbatohen për pasagjerët, postën dhe mallrat që transporto­hen përmes kësaj linje ajrore”, thuhet në dokument. Po ashtu, theksohet se “Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë dhe Aeroporti i Prishtinës konfirmojn­ë se operimi për në/ nga Beogradi/ Prishtina dhe anasjellta­s do të funksionoj­ë pa taksa shtesë dhe taksa për një shërbim në linjën BPSAR”. Pikërisht ky është edhe provizioni që kërkon heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë, që e kishte vendosur Kryeminist­ri Ramush Haradinaj në nëntor të vitit 2018. Pala serbe, menjëherë pas publikimit të lajmit se është arritur marrëveshj­a, ka bërë me dije se ajo nuk do të funksional­izohet pa u hequr taksa.

 ??  ?? Presidenti i SHBA, Donald Trump
Presidenti i SHBA, Donald Trump
 ??  ?? Përfaqësue­sit e marrëveshj­es së fluturimev­e Serbi- Kosovë
Përfaqësue­sit e marrëveshj­es së fluturimev­e Serbi- Kosovë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania