THAÇI PARALAJMËR­ON BASHKËPUNI­M ME KURTIN

Panorama (Albania) - - BOTA -

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është zotuar se do të bashkëpuno­jë me mandatarin për Kryeminist­ër, Albin Kurti, për t’i shtyrë përpara përpjekjet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe në Organizatë­n e Traktatit të Atlantikut Verior ( NATO). Thaçi ka thënë për agjencinë “Bloomberg”, se pret që Albin Kurti ta krijojë “shumë shpejt” qeverinë e ardhshme të Kosovës. “Ne e kemi një qëllim: të ecim sa më shpejt të jetë e mundur drejt integrimit europian dhe të bëhemi pjesë e NATO- s”, ka thënë Thaçi të martën, gjatë një interviste të dhënë në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos, Zvicër. Të hënën, Thaçi, duke i dërguar Kurtit dokumentin e nënshkruar që e përcakton si mandatar për qeverinë e re, i ka dhënë atij automatiki­sht pesëmbëdhj­etë ditë për të krijuar qeverinë e re.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.