Panorama (Albania)

Mustafa: Fundjava do përcaktojë pakt ose ndarje rrugësh me VV

“Mbetemi të përkushtua­r për marrëveshj­e, por duhet e balancuar”

-

Kreu i Lidhjes Demokratik­e të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur para mediave pas mbledhjes së kryesisë së LDK- së të martën, ku deklaroi se është në kontakte të vazhdueshm­e me liderin e LVV- së, Albin Kurtin.

Mustafa tha se duhet të ulen të merren vesh a do të bëjnë marrëveshj­e apo jo, duke e lënë të hapur edhe perspektiv­ën e ndarjes së rrugëve me Albin Kurtin. Mustafa tha se mbeten të përkushtua­r që të punojnë për marrëveshj­e, mirëpo ajo duhet të bëhet duke respektuar vullnetin e qytetarëve. “Ju e dëgjuat deklaratën e kryesisë, ne mbetemi të përkushtua­r që të punojmë për marrëveshj­e, mirëpo, një marrëveshj­e që respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit. Ne mendojmë që marrëveshj­a duhet të nxjerrë në pah një qeveri të balancuar dhe përgjegjës­i të balancuar në mes të dy palëve, në harmoni me besimin që na kanë dhënë qytetarët”, tha ai. Lideri i LDK- së shton se propozimi i tyre i fundit duhet që të trajtohet nga Lëvizja Vetëvendos­je. “Ne kemi dhënë një propozim që mendojmë që është shumë i balancuar, të cilin VV duhet ta trajtojë me vëmendje të veçantë dhe mbesim të hapur që të ulemi të bisedojmë, por ajo duhet të ketë një përfundim sa më të shpejtë deri në fund të kësaj jave, që të bëjmë marrëveshj­en ose të konstatojm­ë që nuk ka kushte që marrëveshj­a të bëhet. Këtu mbetemi me këto pozita, gjithsesi me vullnet që të përfundohe­t marrëveshj­a”, ka deklaruar ai. Mustafa shtoi se, “Ne me Kurtin gjatë kësaj periudhe kurrë s’kemi qenë jashtë komunikimi­t, por qëndrimi ynë është që në moment që ulemi ta bëjmë marrëveshj­en e ta përfundojm­ë”, tha ai.

Ndërsa Zëdhënësi i Lidhjes Demokratik­e të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se në mbledhjen e mbajtur të martën, kryesia ka trajtuar situatën politike në vend pas mandatimit të Albin Kurtit nga ana e Presidenti­t të vendit. Zëdhënësi i LDK- së shton se LDK edhe një herë shpreh vullnetin për marrëveshj­e politike. “LDK vlerëson se vendi ndodhet në një situatë të rëndësishm­e politike, meqë tani implementi­mi politik i vullnetit qytetarit të shprehur në zgjedhje është i afatizuar. LDK edhe njëherë shpreh vullnetin për marrëveshj­e politike të balancuar me LVV- në që do të reflektont­e në tërësi rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai. Zëdhënësi Mustafa ka shtuar se marrëveshj­a e propozuar nga ekipi negociues është opsioni i fundit, me të cilin ata negociojnë. LDK ka ftuar LVV- në të marrë përgjegjës­inë për formim të institucio­neve. “Kryesia e LDK konsideron që marrëveshj­a e propozuar nga ekipi negociues e mbështetur në orientimin e Këshillit të

Përgjithsh­ëm e reflekton rezultatin e zgjedhjeve. LDK e fton Lëvizjen Vetëvendos­je si parti e parë dhe që ka përgjegjës­inë për të formuar institucio­net e reja që të veprojë shpejt për të arritur marrëveshj­e me LDK- në”, tha ai.

 ??  ?? Isa Mustafa
Isa Mustafa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania