NE GJITHE VENDIN Pensionet, emrat e rinj të ISSH që marrin shtesën

Instituti i Sigurimeve miratoi dje listën e re me minatorët, metalurgët e naftëtarët që marrin shtesën e pensionit. Emrat e përfituesv­e në Tiranë dhe rrethe

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Ka shkuar në 6,916 numri i pensionist­ëve që kanë gati shtesën e pensioneve. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka bërë publike dje listën me 316 minatorët, naftëtarët dhe metalurgët, për të cilët kanë përfunduar procedurat e llogaritje­s së shtesës dhe pagesa mund të tërhiqet në çdo kohë në pikat e shpërndarj­es së pensionit.

Sipas tabelave zyrtare, përfituesi­t janë në Tiranë dhe rrethe. ISSH ka shprehur angazhimin për mbylljen sa më shpejt të këtij procesi. "Numri i personave, subjekti i ligjit ' Për trajtimin financiar, suplementa­r të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji', deri në datë 20 janar 2020 ka arritur në 6,916 përfitues. Nga këta, për periudhën 14 - 20 janar 2020 janë 316 përfitues nga ky ligj. Vazhdon puna për mbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi", bëhet me dije nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Gjithsej janë 23 400 minatorë, naftëtarë dhe metalurgë që përfitojnë nga skema suplementa­re. Rritja e pensioneve për këto tri kategori varion mesatarish­t nga 3 mijë deri në 5 mijë lekë të rinj në muaj. Këtë shtesë mbi pension, sipas ligjit, e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesione­t dhe punët e përcaktuar­a të vështira dhe shumë të vështira.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.