Panorama (Albania)

KLP kërkon ligj të ri për hetimin e zyrtarëve nga SPAK, Qeveria ndryshon koncesioni­n e sterilizim­it

Manastirli­u: Rishikuam marrëveshj­en, reduktim 25% të pagesave

- ADA HAZIZOLLI

Marrja e dosjes në dorëzim nga Prokuroria e Posaçme ( SPAK) dhe nisja e hetimeve mbi kontratën koncesiona­re për sterilizim­in e pajisjeve mjekësore nuk është kapërdirë lehtë nga qeveria.

Një ditë më parë, ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, ka njoftuar rishikimin e kontratës dhe reduktimin e pagesave me 25 për qind për kompaninë koncesiona­re, në mbi 64 mijë ndërhyrje. Pra, nëse kryhen mbi 64 mijë operacione, kostoja do të ulet me 25 për qind. “Kemi amenduar kontratën e sterilizim­i, dua të bëj një parantezë këtu. Nuk është vetëm një kontratë që ofron vetëm sterilizim­in, por pesë procese pune dhe të gjithë elementët që ofrojnë siguri maksimale për shëndetin e qytetarëve. Një amendim i kësaj kontrate ka ndodhur në javën e dytë të këtij muaji, duke reduktuar pagesat mbi 64 mijë ndërhyrje për kompleksit­etet. Tani, mbi 64 mijë ndërhyrje, ka reduktim 25% të pagesave për kompleksit­etet. Numri i ndërhyrjev­e nuk shtohet se duam ne, por nga sëmundshmë­ria. Ne duhet të synojmë shumë te cilësia, kjo do të thotë se nuk janë të rëndësishë­m numrat, por cilësia. Është bërë një vlerësim, i cili ka rakorduar që mund të rishikohet mbi një normale mbi 64 mijë ndërhyrje çmimi i seteve, kompleksit­ete të ndryshme, dhe është arritur për të reduktuar 25%, pra, mbi 64 mijë ndërhyrje”, tha Manastirli­u dje gjatë vizitës në Spitalin e ri Kirurgjika­l “Frederik Shiroka”, në QSUT. Sipas saj, ky hap i ndërmarrë nuk prek ndërhyrjet për qytetarët, por është negociuar ulja e çmimit për të përmbushur nevojat për ndërhyrje kirurgjika­le dhe për të përdorur më me efikasitet burimet financiare.

KONTRATA

Kontrata për sterilizim­in e pajisjeve mjekësore, që përdoren për ndërhyrjet kirurgjika­le, është një nga koncesione­t më të kontestuar­a, duke u vënë jo pak herë në shënjestër të akuzave për abuzime. E firmosur në 2014- n, kjo kontratë parashikon që për një periudhë 10vjeçare, qeveria t’i paguajë koncesiona­rit 100 milionë euro, një faturë e majme kjo që rëndon në xhepat e taksapague­sve shqiptare. Por skandali nuk mbyllet këtu. Këtë vit, fatura e koncesiona­rit është rritur me 35 milionë euro të tjera, duke e çuar vlerën e koncesioni­t nga 100 milionë euro që ishte, në 135 milionë euro.

HETIMET

Ndërkohë, prej fillimit të këtij viti, Prokuroria e Posaçme ( SPAK) ka nisur hetimet për kontratën koncesiona­re, pas denoncimit të bërë nga Nisma Thurje. Kështu, të gjitha dritëhijet dhe pikëpyetje­t që shoqërojnë këtë koncesion pritet të marrin përgjigje në përfundim të hetimeve.

Nuk është vetëm një kontratë që ofron vetëm sterilizim­in, por pesë procese pune dhe të gjithë elementët që ofrojnë siguri maksimale për shëndetin e qytetarëve. Një amendim i kësaj kontrate ka ndodhur në javën e dytë të këtij muaji, duke reduktuar pagesat mbi 64 mijë ndërhyrje për kompleksit­etet. Tani, mbi 64 mijë ndërhyrje, ka reduktim 25% të pagesave për kompleksit­etet.

 ??  ?? MINISTRJA MANASTIRLI­U ME REKTORIN GJATA ( MAJTAS) KREU I SPAK, KRAJA DHE AI I KLP, IBRAHIMI
MINISTRJA MANASTIRLI­U ME REKTORIN GJATA ( MAJTAS) KREU I SPAK, KRAJA DHE AI I KLP, IBRAHIMI
 ??  ?? PROKURORET E SPAK
PROKURORET E SPAK
 ??  ?? Manastirli­u, dje në QSUT
Manastirli­u, dje në QSUT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania