Panorama (Albania)

Basha: Kur ka konsensus të tillë, vijnë edhe fitore kombëtare

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ka shpërndarë një mesazh urimi në rrjetet sociale për 100vjetori­n e Kongresit të Lushnjës. Në mesazhin e tij, Basha e cilëson këtë ngjarje si të një rëndësie parësore, duke theksuar ndodhi në një moment shumë kritik për vendin. Për Bashën, arritje të tilla kombëtare janë gjithmonë të arritshme kur ka konsensus dhe lihen mënjanë dëshirat dhe interesat personale. Kur fati i Shqipërisë ishte ende në tryezën e Konferencë­s së Paqes në Paris, delegatët e Kongresit të Lushnjës u mblodhën, duke pasur mbi gjithçka dy parime bazë: Shqipëria është një dhe e pandarë, Shqipëria është e pandarë kur është fjala për të mbrojtur interesat e saj para fuqive të mëdha. Në këtë leksion të madh trimërie dhe atdhedashu­rie morën pjesë të gjithë, morën pjesë të gjitha besimet fetare, të gjitha shtresat shoqërore, morën pjesë përfaqësue­sit politikë dhe klerikë, rinia, inteligjen­cia e diaspora. Kur ka një konsensus të tillë kombëtar, vijnë edhe zgjidhje në rang kombëtar, edhe fitore kombëtare. Pas Kongresit të Lushnjës, autoriteti i dalë prej tij mori në dorëzim Shkodrën më 25 mars, Gjirokastr­ën më 27 prill dhe Korçën më 15 maj. Me luftën madhështor­e të Vlorës dhe marrjen e qytetit me 17 gusht, u përmbyll faza e jetësimit të shtetit shqiptar, i cili prej Kongresit të Lushnjës trashëgoi edhe të parat principe kushtetues­e të qeverimit të tij, me anë të Kanunores së Këshillit të Lartë. Ata burra e gra që u angazhuan për mbajtjen e Kongresit të Lushnjës meritojnë një vend të përjetshëm në historinë e Shqipërisë”, shkroi Lulzim Basha. Më tej, kryedemokr­ati thekson se kontributi i atyre që morën pjesë në këtë Kongres do të mbetet gjithmonë i skalitur si një pjesë e ndritur e historisë së Shqipërisë. “Kontributi i tyre është sot e gjithë ditën një leksion që duhet përsëritur vazhdimish­t, në mënyrë që çdo shqiptar, qytetar i thjeshtë, aktivist, politikan a klerik të mos i humbasë prioritete­t e veta. Në fillim është kombi dhe mbrothësia e tij, më pas vijnë individët dhe karrierat e tyre. Respekti për qytetarin, për të drejtat dhe interesat e tij dhe përpjekja për të mbrojtur ligjet që sanksionoj­në dinjitetin e tij janë detyrime të përhershme që na vijnë nga Kongresi i Lushnjës”, shtoi Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania