Nagavci: Mustafa, deklaratë pozitive

Panorama (Albania) - - BOTA -

Nënkryetar­ja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendos­je, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e LDK- së të dalë pas përfundimi­t të mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, si një sinjal pozitiv duke vlerësuar se pajtohet plotësisht me të. Por me të njëjtat fjalë si të Mustafës, Nagavci ka përcjellë mesazhin se LVV nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim për marrëveshj­e. “Në linjë të njëjtë është edhe LV, ndaj dhe në propozimet tona kemi ofruar që të ndajmë në mënyrë të barabartë marrjen e përgjegjës­ive në qeverisje, ose madje më shumë se balancim të qeverisjes duke i besuar LDK- së udhëheqjen e 6 ministrive, përderisa ne do të qeverisim me 5 ministri... Sipas Kushtetutë­s, tashmë kemi pushtetin legjislati­v të dalë nga votimi i drejtpërdr­ejtë dhe Kryetarin e Kuvendit, i cili është votuar nga 75 deputetë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.