Panorama (Albania)

A i dëbon arbitraris­ht Greqia refugjatët?

- FLORIAN SCHMITZ*

Vetëm pak gradë mbi zero është temperatur­a e ujit të lumit Evro në janar. Lumi shënon kufirin natyror mes Greqisë dhe Turqisë. Natën dhe në mëngjes, atë e mbulojnë shtresa të mëdha mjegulle dhe shkurret përreth janë të ngrira.

Këto imazhe idilike dimërore trazohen prej valës së pareshtur të refugjatëv­e, që zgjedhin rrugën e vështirë përmes lumit për të mos zbarkuar në pikat e nxehta, siç janë ishujt grekë Lesbos, Samos apo Chios. Këtë, emigrantët ilegalë e paguajnë me jetën e tyre. "Kam nxjerrë dhjetëra të vdekur nga lumi", na thotë një peshkatar në deltën e Evros dhe na tregon nga fotografit­ë e celularit kufomat në ujë. Disa, që e kanë mbijetuar kalimin natën në mjegull, kanë ngrirë prej temperatur­ave të akullta në brigjet e tij, duke qenë të uritur, të rraskapitu­r dhe duke u fshehur prej Policisë Kufitare. Jeta në kufijtë e jashtëm të BE- së Zona përreth lumit është zonë e ndaluar ushtarake. Vetëm bujqit e rajonit, që menaxhojnë fushat e tyre përgjatë brigjeve, mund të kalojnë atje. "Në lumë poshtë nuk kalon dot, nëse nuk ke makinën me targat e caktuara", na thotë një bujk në fshatin e vogël Nea Vissa. "Vajza ime erdhi njëherë me një makinë të marrë me qira drejt fushës sonë, por menjëherë atë e ndaloi Policia dhe Ushtria".

Njerëzit në brigjet e Evros e dinë se çfarë do të thotë jeta në kufi. Konflikti i vazhdueshë­m me Turqinë është kudo i pranishëm: "Ne vazhdimish­t na kërcënojnë ushtarët turq të kufirit, që mendojnë se ne duam të depërtojmë në ujërat e tyre, ndonëse kjo nuk është e vërtetë", ankohet peshkatari. Jeta në kufijtë e jashtëm të BE- së nuk ka vetëm tensione politike. Ndërkohë aty rrezikon të përshkallë­zohet situata me refugjatët.

Tensione gjatë arratisë Njerëzit në Evros jetojnë me refugjatët qysh prej luftës së parë të Gjirit Persik më 1991 dhe ata e dinë mirë, se këtu rregullish­t njerëzit në apo anës Evros humbasin jetën. Por situata tani është përkeqësua­r, thotë Marianthi Tasouli nga fshati Mikro Dereio. Gjithmonë u kemi ndihmuar njerëzve me ushqime e rroba, edhe sot e bëjmë këtë, na thotë ajo. Megjithatë, tani vendasit janë shumë të frikësuar.

"Djalin tim, katër burra e kërcënuan me një thikë dhe i thanë që t'i çojë ata në fshatin tjetër", tregon Tasouli. Në fshatin fqinj, Roussa, një pronar shtëpie, tregon se refugjatët vazhdimish­t kanë fjetur në shtëpinë e tij, kur ai nuk ndodhej aty: "Ata kanë ndezur zjarr për t'u ngrohur dhe kanë shkaktuar edhe dëme". Të tjerë kujtojnë se janë përballur me vjedhje dhe sulme. Pronari i një kafeneje, Dimitris Kazantzis, nga Nea Vissa, një mëngjes u befasua kur gjeti një copë letër dhe 10 euro në lokalin e tij: "Refugjatët kishin marrë dru për zjarr tek unë dhe këtë e kishin paguar". Dëbime ilegalisht nga Greqia? Përse njerëzit gjatë arratisë nuk paraqiten tek autoritete­t, që sipas ligjit janë të detyruara të verifikojn­ë procedurat e azilimit për ta? Organizata të pavarura joqeverita­re bëjnë fjalë për dhunë të pakontroll­uar dhe dëbime ilegalisht të refugjatëv­e - të ashtuquajt­urat Push Backs - kthimet në Turqi të tyre nga Policia greke. Sipas këtyre të dhënave, refugjatët pengohen të hyjnë në territorin e sovranitet­it grekOse ata i detyrojnë aplikantët për azilim, qysh në stacionet e Policisë greke që natën me nxitim të kthehen mbrapsht në vendin fqinj përmes lumit.

Banorët ndihen të lënë në baltë - dhe heshtin për qëndrimin agresiv të autoritete­ve: "Kushdo i njeh këtu automjetet pa targa të Policisë dhe kushdo e di që refugjatët i kthejnë ilegalisht", tregon pronari i kafenesë në fshatin Praggi, direkt pranë lumit. "Unë ia kam dalë pas tentativës së katërt", rrëfen afgani 19- vjeçar në Selanik. "Dy herët e para më kapi Policia turke. Herën e tretë, ajo greke. Ata më rrahën, më shkatërrua­n celularin dhe më kthyen mbrapsht në Turqi".

Në dhjetor, revista "Der Spiegel" publikoi regjistrim­et e kamerave të sigurisë, që dokumenton­in të ashtuquajt­urat Push- Backs, kthimet ilegale, nga persona të maskuar në brigjet e lumit Evros. Një nëpunës i Frontexit, i cili patrullon në kufirin greko- turk, e vlerëson si të besueshëm materialin e verifikuar nga revista "Der Spiegel", sikurse vë në dukje ai gjatë një bisede joformale për DW.

Organizata­t e pavarura kërkojnë zbardhjen e rasteve

"Shpesh, njerëzit pas mbërritjes në Greqi futen nga Policia në një makinë transporti, afërsisht 60 deri në 100 vetë, dhe dërgohen në një vend ku i mbajnë të ndaluar", tregon

Selma Mesic nga "Mobile Info Team" në Selanik. Kjo organizatë intervisto­n refugjatët me ndihmën e vullnetarë­ve dhe dokumenton dëbimet ilegalisht. "Në mbrëmje ata i dërgojnë te lumi. Refugjatët tregojnë se atje i presin persona të maskuar, që i ngarkojnë njerëzit nëpër barka dhe i kalojnë në anën tjetër të lumit".

Në raportin e dhjetorit, "Border Violence Monitoring Networks", një tjetër organizatë që merret me Push- Backs ilegalë në itinerarin e Ballkanit, bën fjalë për një rast të dokumentua­r nga nëntori 2019. Dy marokenë të moshës 25 dhe 26 vjeç, sipas këtij raporti, thonë se e kanë kaluar lumin duke qenë tre vetë. Punonjësit grekë të kufirit i kanë kapur djemtë, i kanë lidhur me kabllo plastike këmbë e duar dhe i kanë hedhur në lumin Evros. "Unë nuk e di nëse ai jeton ose jo", na thotë njëri prej djemve. Ai dhe shoqëruesi i tij pas kësaj ngjarjeje u detyruan të kthehen në Turqi. "DW" e konfrontoi Policinë greke me këtë rast duke i kërkuar intervistë. Por ajo nuk pranon të flasë për këto raste.

Selma Mesic kërkon zbardhjen e rasteve në mënyrë të pavarur. Kritikat se refugjatët i sajojnë të tilla histori, ajo i konsideron të pamundura: "Shumë organizata të pavarura dhe institucio­ne të BE- së kanë mbledhur sasi të mëdha të dhënash për dëbimet ilegalisht. Të gjithë arrijnë në konkluzion­in se raportimet e të prekurve janë të besueshme. Njerëzit nga vende të ndryshme kanë raportuar për raste të ngjashme në kohë të ndryshme. "Sistematik­a e aksioneve është koherente në të gjitha rrëfimet. Njerëzit përshkruaj­në vende dhe veprime të ngjashme. "Është shumë e pamundur të jenë të sajuara ngjarje të tilla, që rrëfehen nga kaq shumë persona për shpeshtimi­n e rasteve, sipas një modeli që përputhet me rrethanat".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania