Nga Kadare te Tom Kuka, fituesit e Çmimeve për Letërsinë

Luftëtarit i mohohet penallti dhe një gol i rregullt

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Kategoria Superiore për vitin 2020 ka nisur me gabime skandaloze të arbitrave dhe njëherësh edhe rezultate surprizë.

Dy ndeshjet e fundit të fazës së dytë, kanë prodhuar një barazim dramatik dhe me shumë gafa në gjykim në Gjirokastë­r, mes Luftëtarit dhe Kukësit që u ndanë në barazim 0- 0 dhe fitoren mes tensionit të Tiranës ndaj Bylisit në kryeqytet, 2- 1.

TIRANA- BYLIS

Dramë në "Selman Stërmasi". Tirana ka mposhtur me rezultatin 2- 1 Bylisin, falë golit të realizuar nga Majkëll Ngo në minutën e 90+ 6- të.

Ky gol ka tërbuar stafin dhe lojtarët ballshiotë, të cilët nuk pajtohen me vendimin e gjyqtarit Enea Jorgji. Për sa i përket ndeshjes, bardheblut­ë kaluan të parët në avantazh në minutën e 19- të, falë golit të Kale, ndërkohë që Hidi barazoi shifrat në minutën e 65- të, nga pika e bardhë e penalltisë. Bylisi mbeti me 10 lojtarë në minutën e 74- t, teksa Mëllugja u ndëshkua me karton të kuq. Kur u mendua që ndeshja do të përfundont­e në barazim, Ngo realizoi në frymën e fundit, pas një rrëmuje brenda zonës, duke i dhënë 3 pikë të arta bardhebluv­e. Tensionet nisën që me golin e parë të bardhebluv­e, i pretenduar për prekje me dorë nga Kale, më pas për penalltinë e dyshimtë të dhënë në favor të Bylisit dhe në fund, për rastin e Ngo, kur anglezi fillimisht pretendohe­t në pozicion jashtë loje dhe më pas edhe për prekje të topit me dorë në momentin e shënimit.

LUFTËTARI- KUKËSI

Kukësi shpallet zyrtarisht kampion dimri pas përfundimi­t të dy fazave të kampionati­t, por në ndeshjen e djeshme në Gjirokastë­r, zhgënjeu totalisht ndaj Luftëtarit. Ka qenë një befasi e këndshme për të gjithë loja e bluzinjve të drejtuar nga Nikolin Çoçlli, të cilët me atë që prodhuan në fushë, meritonin padiskutim tri pikë. Megjithatë, këtë herë vendosën gabimet arbitrare dhe kjo mund të jetë si ngushëllim për lojën e mirë që bënë gjirokastr­itët. Një skuadër, që pavarësish­t problemeve të mëdha jashtë fushe, jo vetëm që luajti si e barabartë ndaj Kukësit, por në momente të veçantë ishte superiore, duke krijuar raste më të pastra për shënim se kundërshta­ri. Shkurtaj, Abazaj dhe Rroca, që deri dy vite më parë bënin namin si lojtarë të Luftëtarit, dje u eklipsuan përballë të rinjve bluzinj, që dhanë shpirtin në fushë, duke kënaqur ata pak të pranishëm në stadium. Pas 18 javëve, Kukësi mbetet i pari me 32 pikë, por vetëm një pikë më tepër se Tirana ndjekëse. Nga ana tjetër, Luftëtari e sheh veten të parafundit me 12 pikë, 12 më pak se rivali më i afërt, Skënderbeu.

Foto nga ndeshja Tirana- Bylis

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.